Të gjithë ministrat në “rresht” për të uruar Presidentin e ri! Kush ishte “e vonuara” e qeverisë

Jun 4, 2022 | 21:16
SHPËRNDAJE

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, të gjithë ministrat e qeverisë së kryeministrit Edi Rama janë “rreshtuar” duke uruar njëri pas tjetrit, Presidentin e ri të Republikës, Bajram Begaj, i cili sot u votua nga Parlamenti.

Ajo që ra në sy ishte se një nga ministrit ende nuk kishte shkruar asnjë fjalë për Presidentin e ri. Ndoshta ishte e angazhuar me ndonjë punë më të rëndësishme, ose po kujdesej që të mos bënte ndonjë “gafë”. Bëhet fjalë për ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Deri në orën 21:45 minuta, ministrja nuk bëri asnjë urim.

bora muzhaqi
POSTIMI I FUNDIT I MINISTRES BORA MUZHAQI

Por me pas reflektoi: Urime dhe suksese z. Bajram Begaj për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë! Një figurë dhe personalitet dinjitoz që do të lartësojë vlerat e institucionit të Presidencës dhe do të përfaqësojë zërin e shqiptarëve në fushën ndërkombëtare.

ministrja
Urimi qe ministrja i beri Presidentit disa ore pasi ai u votua

URIMET E MINISTRAVE PER PRESIDENTIN E RI

Elisa Spiropali: Urime President Bajram Begaj! Shqipëria mbi gjithçka!

Niko Peleshi: Urime të përzemërta Bajram Begajt në detyrën më të lartë, si President i Republikës së Shqipërisë. Pata kënaqësinë të punoja me gjeneralmajor Begajn si Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura dhe jam besimplotë që atë bashkëpunim të mirë do të vazhdojmë ta kemi edhe si President dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. I bindur se në krye të shtetit kemi zgjedhur një njeri me vlera qytetare, që do të dijë të mbrojë Kushtetutën dhe ligjin. Suksese Presidentit të ri të vendit!

Olta Xhaçka: Urime dhe suksese zoti President!  Një ushtarak, një mjek, një ish koleg me të cilin kam patur fatin të punoj me vlerësimin maksimal për profesionalizmin e urtësinë.

Një President që jam e bindur do të dijë t’i japë institucionit të Presidencës dinjitetin e simbolit të unitetit te kombit

Evis Kushi: Urimet më të mira dhe shumë suksese për Presidentin e ri të sapozgjedhur të Republikës, z. Bajram Begaj!

Besimplotë që karriera e tij e deritanishme dhe detyra si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura janë një garanci për ta kryer këtë detyrë të lartë me profesionalizëm, përkushtim dhe dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Ogerta Manastirliu: Urime dhe suksese Presidentit?? z.Bajram Begaj!

Arben Ahmetaj: Urime dhe suksese në detyrën e rëndësishme Presidentit të ri të Republikës, z. Bajram Begaj

Bledi Cuci: Urimet më të mira për Z.Bajram Begaj, Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. ?? Posti më i lartë shtetëror është një nder dhe përgjegjësi e madhe, që besoj se ai do ta përmbushë me integritet dhe profesionalizëm. Një Gjeneral karriere, i pakontestueshëm dhe me të gjitha tiparet e një shtetari normal për t’i rikthyer Presidencës dinjitetin që kaq shumë i ka munguar. Mbarë e mirë Z.President!

Ulsi Manja: Urime President! Urime Shqipëri!

Delina Ibrahimaj: Urime në detyrën tuaj të re, Z. President! E bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm!

Mirela Kumbaro Furxhi: Ju prifte e mbara Zoti President!

Vendi ka aq shume nevoje per integritetin tuaj, per dinjitetin dhe humanizmim tuaj!

Respekt dhe besim te plote te drejtuesi me i larte i Shqiperise?? Bajram Begaj!

Elva Margariti: Urime zoti President! Suksese në detyrën si përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar!

Jam e bindur se do ta çoni përpara këtë mision me dinjitet dhe urtësi!

Milva Ekonomi: Urime dhe suksese në detyrën tuaj  President Begaj!

Edona Bilali: Urime Presidentit të ri të Shqipërisë

Belinda Balluku: Urime dhe suksese në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës së ??Shqipërisë, z. Bajram Begaj!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura