Taulant Balla nxjerr videon: PD të tërheqë kandidatin në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër

Mar 14, 2021 | 19:06

Kryetari i  Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla thotë se PD ka futur kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë.

balla

Teksa ka publikuar një video në Facebook, Balla thotë se bëhet fjalë për kandidatin e PD-së në Durrës, Rezart Tusha, që sipas tij është dënuar për drogë në Zvicër.

Numri dy i PS i bën thirrje PD-së që të heqë këtë kandidat nga lista.

Postimi i Taulant Ballës

“Kriminelët, kriminelët…” PD i fut në listën e kandidatëve për deputetë. Partia Demokratike e cila i mban fshehur listat e kandidatëve, duhet të heqë dorë nga shfaqjet e turpshme dhe të tërheqë kandidatin e saj në Durrës, i dënuar për drogë në Zvicër.

© Panorama.al

Te lidhura