Takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë/ Kryeministrja Brnabiç: Doja të arrihej një marrëveshje. Kurti tregoi se kjo gjë nuk do ndodhë

Sep 14, 2023 | 15:44
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar për takimet në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

WhatsApp Image 2023-09-14 at 15.41.35

Brnabiç, në një intervistë për mediat serbe është shprehur se nuk ishte optimiste për arritjen e një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Vuçiç ka mjaft fokus, stabilitet emocional dhe forcë për të lënë pas gjithçka që po ndodh për të mbrojtur interesat tona në mënyrën më të mirë sot. Dëshiroj të arrijmë një marrëveshje, që të vazhdojmë me rritjen dhe zhvillimin e vendit.

Këto janë biseda të vështira, dikush që nuk merr pjesë në to nuk mund ta imagjinojë atmosferën, sepse duhet të jesh i fokusuar dhe të mos biesh pre e provokimeve”, tha Brnabiç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura