Takimi me të rinjtë/ Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj mbështesin kandidaten e LSI: Bëhu një zë i fuqishëm

Apr 21, 2021 | 17:17
SHPËRNDAJE

Bes Kallaku GrisejdaKandidatja e LSI në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë, ku merrnin pjesë aktorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Dy artistët e njohur kanë mbështetur kandidaten e LSI-së Grisejda Myslimin për angazhimin në politikë si një e re që duhet të përçojë zërin e të rinjve në Parlamentin e ardhshëm. “Bëhu një zë shumë i madh dhe shumë i fuqishëm i mirëarsimimit në Shqipëri meqë je dhe pedagoge, ashtu sic i ke dhe gjithë këto shokë edhe miq këtu rreth vetes ashtu do na kesh dhe ne”, ka thënë Kallaku.

Biseda

Bes Kallaku: Me të rinj që do përfaqësojnë të rinjtë në Kuvendin e ardhshëm, të promovohen vlerat e të rinjve dhe të krijohen mundësitë të rinjtë realisht të jetojnë në vendin e tyre dhe të punojnë në Shqipëri.

Xhensila Myrtezaj: LRI madje ka qenë e vetmja që i ka dhënë mundësi dhe ka qenë zëri i rinisë.

Grisejda Myslimi: Falenderoj Besin dhe Xhensilën që ndodhen këtu sot për të na dhënë mbështetje dhe kurajo në betejën tonë drejt fitores. Besi dhe Xhensila e dinë shumë mirë sesa e vështirë është për të rinjtë që të ecin në Shqipëri dhe kjo është edhe arsyeja pse unë sot jam shumë krenare që ndodhem përkrah dy njerëzve që përtej vështirësive që mund të kenë hasur ia kanë dalë që të kenë sukses. Një nga synimet e mia është që në momentin që të shkoj në Parlamentin e Shqipërisë të vazhdoj projektet e mia me Besin dhe me Xhensilën për zhvillimin e potencialeve dhe talenteve të reja.

Bes Kallaku:  Bëhu një zë shumë i madh dhe shumë i fuqishëm i mirëarsimimit në Shqipëri meqë je dhe pedagoge, ashtu sic i ke dhe gjithë këto shokë edhe miq këtu rreth vetes ashtu do na kesh dhe ne.

Grisejda Myslimi:  Unë të gjithë pjesëtarëve të LRI u kam premtuar që qëllimi im, e para njëherë parimi im është ta dua shumë vendin tim dhe qëllimi im është që të shkoj atje dhe të jem për këta, të jem zëri i tyre dhe të ngre çdo lloj problemi që ka Vlora dhe mbi të gjitha që kanë të rinjtë e Vlorës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura