Sulmi me dron në Moskë, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar: Ukraina ka të drejtë të mbrohet edhe përtej kufijve

May 30, 2023 | 16:32
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, kryeqyteti i Rusisë, Moska, u godit nga një sulm me dronë.

lcimg-694f75ca-f666-4634-9d37-13e8628d0bdf

Autoritetet në Moskë pretenduan se sulmi u krye nga Ukraina, duke e cilësuar një një akt terrorist.

Sipas mediave të huaja, sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly tha se Ukraina ka “të drejtën legjitime” për të mbrojtur veten edhe përtej kufijve të saj.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga redaktori i sigurisë dhe mbrojtjes i Sky News, Deborah Haynes, në lidhje me sulmin me dron të Moskës këtë mëngjes dhe nëse Ukraina ka të drejtë të sulmojë territorin rus, sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar tha se nuk do të spekulonte për natyrën e sulmit.

Por ai tha se Kievi ka “të drejtën legjitime për të mbrojtur veten”.

“Ukraina ka të drejtën legjitime për ta bërë këtë brenda kufijve të saj, natyrisht, por ka gjithashtu të drejtën të përdorë forcën edhe përtej kufijve të saj për të minuar aftësinë e Rusisë për të sulmuar Ukrainën,” shtoi ai, duke folur në një konferencë shtypi në Estonia.

Cleverly tha se “objektivat legjitime ushtarake” përtej kufirit të Ukrainës janë pjesë e vetëmbrojtjes së saj.

“Ne duhet ta pranojmë këtë,” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura