Sulmet ndaj kompanive të “Hysenbelliu Group”/ Zekthi në Panorama TV: Po dole kundër regjimit do të kesh probleme. Duan të kontrollojnë çdo gjë

Mar 28, 2023 | 23:25
SHPËRNDAJE

Analisti Fitim Zekthi ka folur ditën e sotme në Panorama TV për sulmet e qeverisë ndaj kompanive të “Hysenbelliu Group”.

Zekthi u shpreh se këto janë sulme që bëhen ndaj lirisë së medias për shkak se vendosin të dalin kundër regjimit i cili synon të kontrollojë çdo gjë.

“Sa i takon sulmit ishte një sulm ashiqare kundër një media që nuk bën atë që do kryeministri. Po dole kundër regjimit do të kesh probleme me regjimin. Edhe sulmi ndaj kompanisë tuaj është i nisur në qëllime bazike kundër qëndrimeve politike që mban kjo media. Është natyra e regjimit që kontrollon gjithçka. Do të kontrollojë edhe median, nuk ka ndonjë diskutim”, deklaroi ai.

Zekthi tha se PS e drejtuar nga Rama nuk ka ideologji të majtë por funksion sipas një mekanizmi që vjen kryesisht nga “Mjaft”.

“PS e drejtuar nga Rama nuk e drejton Shqipërinë. Drejtohet nga një mekanizëm i trefishtë që vjen kryesisht nga Mjafti. Është apolitike në ideologji. Kjo drejton Shqipërinë. Ka ardhur duke thelluar kontrollin e saj në Shqipëri. Siç ka ndodhur me kompaninë e zotit Hysenbelliu. Kontrollon të gjithë sistemin”, u shpreh Fitim Zekthi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura