‘Suksese në jetë’, të rinjtë qëllojnë me vezë e domate Beqajn (FOTO+VIDEO)

Nov 21, 2016 | 17:20
SHPËRNDAJE


Një grup të rinjsh kanë zgjedhur ta nisin ditën sot te dera e Ministrisë së Shëndetësisë, duke i bllokuar hyrjen në zyrë ministrit Ilir Beqaj.

15139549_1323062177745578_9

Ata kanë gjuajtur me vezë, paracetamol dhe domate ministrin duke mos e lënë të kalojë.

Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e efektivëve të Rendit, madje të rinjtë janë përplasur edhe me Policinë e cila ka qetësuar situatën dhe ka lejuar Beqajn që të futet në zyrë.

Me banderola në duar, ku ndër të tjera shkruhej “Beqaj nuk kalon. Suksese në jetë”, ata e kanë akuzuar Beqajn duke thënë je hajdut.

Kjo protestë vjen pak ditë pasi në media doli një audioregjistrim ky Beqaj dëgjohej se si pushonte nga puna zyrtarin në Tropojë, sepse nuk kishte marrë pjesë në mbledhjen e PS-së.

beq7 beq6 beq5 beq4 beq3 beq2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura