STUDIM / Adoleshentët që rrinë zgjuar deri vonë janë të rrezikuar nga problemet shëndetësore, duke përfshirë diabetin

Jan 11, 2022 | 12:15
SHPËRNDAJE

GjumeStudiuesit ndoqën modelet e të ngrënit të të rinjve gjatë një jave kur flinin 6.5 orë në natë dhe një javë kur flinin 9.5 orë. Ndërsa konsumuan afërsisht të njëjtën sasi kalorish gjatë të dy fazave, ata hëngrën më pak fruta dhe perime dhe më shumë nga llojet e ushqimeve që shkaktojnë një rritje të sheqerit në gjak kur kishin më pak gjumë.

Kjo do të thoshte se kur adoleshentët ishin të lodhur ata hanin mesatarisht 12 gramë sheqer shtesë në ditë – ekuivalent me tre lugë çaji më shumë. Dr. Kara Duraccio, autori kryesor i studimit nga Universiteti Brigham Young në SHBA, tha se ishin të rëndësishme ‘llojet’ e kalorive që konsumojmë dhe jo vetëm sasia.

“Kur ne konsumojmë një dietë që është e pasur me ushqime që rritin shpejt sheqerin në gjak, p.sh. ushqimet e pasura me karbohidrate ose sheqerna të shtuara, ato ndikojnë negativisht në ekuilibrin e energjisë dhe rritin depozitat e yndyrës, gjë që mund të rezultojë në shtim në peshë”, tha ajo.

“Ne gjithashtu e dimë se konsumimi i rregullt i ushqimeve të tilla rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiometabolike. Këto përfshijnë sulmet në zemër, goditjet në tru, presionin e lartë të gjakut dhe diabetin e tipit 2.

Dr. Duraccio shtoi: “Ne dyshojmë se adoleshentët e lodhur po kërkojnë shpërthime të shpejta energjie për t’i mbajtur ata zgjuar deri sa të shkojnë në shtrat”.

Studimi, i cili ndoqi 93 adoleshentë të moshës 14-17 vjeç, u botua në revistën Sleep.

© Panorama.al

Te lidhura