Sot nis viti i ri shkollor 2023-2024, ku rreth 29 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë.
Për këtë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, thekson Kreu i Shtetit, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes.
“Suksese në vitin e ri shkollor për çdo nxënës, mësues dhe prind në Shqipëri, e në veçanti për të gjithë ata nxënës që hyjnë në klasë të parë!
Puna dhe përkushtimi juaj i sotëm, ndërtojnë Shqipërinë e së nesërmes”, thuhet në mesazhin e Presidentit Begaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al