“S’ka shpjegim pse po zhvlerësohet euro”- Jorida Tabaku: Rënia e monedhës europiane, po kthehet në problem real për ekonominë shqiptare! Kambanë alarmi, t’i jepet zgjidhje

Dec 6, 2023 | 9:42
SHPËRNDAJE

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, është shprehur se nuk ka asnjë shpjegim se pse Euro po zhvlerësohet gjithnjë e më shumë.

jorida tabaku

Deputetja Tabaku shprehet se rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me Euron po kthehet në një problem real për ekonominë shqiptare.

Ajo thekson se “këtu po bëhet fjalë për një luftë mes pakicës, që po përfiton nga zhvlerësimi euros, asaj pakice që pastron paratë, që ka paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Ndërsa shton se zhvlersimi i Euro-s po kthehet në një kambanë alarmi që duhet t’i jepet zgjidhje.

Jorida Tabaku: Rënia e vazhdueshme e kursit të këmbimit të lekut me Euron po kthehet në një problem real për ekonominë shqiptare. Nuk ka asnjë shpjegim as ekonomik, as real dhe as zyrtar që të tregojë se përse Euro po zhvlerësohet gjithnjë e më shumë. Por, në fund të ditës kush vuan dhe e pëson nga kjo? E pëson sigurisht shumica. E pësojnë bizneset eksportuese të cilët produktet e tyre po i shesin më pak. 9 milion euro ka rënë qarkullimi i bizneseve fason. Janë 75 mijë familje që do të hidhen në rrugë sepse varen nga ky sektor. E pëson ekonomia në përgjithësi si dhe shtresa e mesme. Kushdo që merr një pagesë në Euro dhe që kryen aktivitetin në Euro.

Edhe raporti i fundit i OKB këtë po theksonte. Tashmë, pastrimi i parave që po prek ndërtimin është një problem real për ekonominë shqiptare. Këtu po bëhet fjalë për një luftë mes pakicës, që po përfiton nga zhvlerësimi euros, asaj pakice që pastron paratë, që ka paratë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dhe humbjes që ka shumica e qytetarëve shqiptarë Po kthehet në një kambanë alarmi që duhet t’i jepet zgjidhje dhe që fatkeqësisht nuk po i jipet zgjidhje asn ë buxhetin aktual. Duhet patjetër të mendohet për shumicën e shqiptarëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura