“S’jam gruaja perfekte, por…”- Fifi i bën dedikimin e veçantë partnerit në ditën e tij të lindjes! Për çfarë i kërkon falje

Jul 3, 2024 | 13:26
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Filloreta Raçi, apo siç njihet ndryshe me emrin e artit, Fifi, ka bërë një dedikim të veçantë për partnerin e saj me rastin e ditëlindjes së tij.

fifi adis patushi

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë disa foto krah njëri-tjetrit dhe djalit të tyre, Theo Mal, Fifi shkruan “Shumë urime për njeriun e jetës time”.

fifi adis patushi (2)

“Shume urime për njeriun e jetës time. Me fal qe nuk jam gruaja perfekte po per familjen tone te vogel, per ne, per Ty,  une do bej ate qe s’bohet. Të dua shume o Babi i bebit tem’, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë se Fifi dhe Adis Patushi prej rreth 2 vitesh tashmë janë bashkë, si edhe janë prindër të një djali.

fifi adis patushi (1)

Dyshja nisën romancën mes tyre pas eksperiencës së Fifit në Big Brother Vip Albania 1.

Po ashtu, Adisi është baba edhe nga martesa e tij e parë me modelen Adrola Dushi, me të cilën ka një djalë.

fifi 6 fifi adis patushi1 fifi adis patushi fifi fifi familja fifi3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura