Situata në PD, Edmond Budina në Panorama TV: Vula është kolona e pestë e Edi Ramës, duan të përçajnë opozitën

Jun 7, 2023 | 17:50
SHPËRNDAJE

Regjisori Edmond Budina ka folur për situatën në Partinë Demokratike. Budina u shpreh në një intervistë në Panorama TV se grupi i vulës janë kolona e pestë e Edi Ramës që duan të përçajnë opozitën.


“Për mua ata nuk janë PD, Ata të hidhen përpjetë me vulë e me të gjitha. PD janë ata që kanë shumicën votuese. Ne tani dalim dhe themi komunisti Sali Berisha. Ju keni qenë pjesë e ballkavasë së Sali Berishës. Një natë zgjohen dhe thonë jeni i korruptuar.

Ai është në të drejtën e vet. Këta nuk janë PD. Këta për mendimin tim janë kolona e pestë e Edi Ramës që duan të përçajnë opozitën. Ata do ta mbajnë vulën, si u vendos si nuk u vendos Lulzim Basha, sepse kështu do Edi Rama”.

Budina tha se grupi i Rithemelimit po bën një analizë për humbjen në zgjedhje dhe shtoi se është i bindur që ata nuk kanë humbur aq thellë, por votuesit kanë qenë të kërcënuar.

“Partitë janë grupime vullnetare njerëzish. Në momentin që vendos një gjykatë se kush do e marrë vulën këtu nuk ka më vend për diskutim. Gjërat janë të mbyllura. Ka vendosur maxhoranca dhe Edi Rama që opozita do të jetë kjo. Krahu që mbështet edhe Sali Berishën.

Mënyra si po vepron sot partia e Rithemelimit është fakti që ata po bëjnë një analizë për gjithçka që ka ndodhur. Duhet të vërtetojmë atë që ka ndodhur. Unë jam i bindur që ata nuk kanë humbur aq thellë, por votuesit janë kërcënuar. Një ndarje e vogël mbrëmë dhe hëngrën kokat e njëri tjetrit. Mendoni po të ikë edhe Sali Berisha nga atje katër parti do të dalin nga krahu tjetër”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura