“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë”. Keshtu tha sot drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti në një konferencë për median së bashku me kryeprokurorin Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme.

Sipas tij, është trefishuar sasia e drogës se kultivuar ne Shqiperi.
“Trafikimi i lëndëve narkotike ka ardhur në rritje mes Shqipërisë dhe Italisë. Kemi nevojë që bashkë me kolegët shqiptarë të kuptojmë se cili është motivi i rritjes së këtij trafiku dhe në të njëjtën kohë çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar strategjitë dhe bashkëpunimin. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Interesi jonë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe lufojmë trafikun. Eshtë trefishuar sasia e drogës që është kultivuar në Shqipëri”, tha ai.

Drejtori i Antimafias Italiane, Franko Roberti, nënvizoi se institucioni që ai drejton ka caktuar edhe një gjykatës pranë Ministrisë së Drejtësisë.
“Interesi ynë është të verifikojmë si mund të bashkëpunojmë dhe luftojmë trafikun. Italia ka treguar interes për të bashkëpunuar dhe në nominimin e një gjyqtari pranë Ministrisë së Drejtësisë. Duhet te përmirësojmë aksionet e përbashkëta, pasi një pjese e parave te këtij trafiku shkojnë për te financuar grupet radikale islamike”, – deklaron Drejtori i Antimafias Italiane.
“Kolegët shqiptarë me të cilët kemi folur sot, në veçanti prokurorët e Krimeve të Rënda dhe prokurorin e Vlorës, na konfirmuan se prodhimi i drogës, që do të thotë edhe trafikimi i saj drejt Italisë është trefishuar. Kjo është një e dhënë faktike”, tha kryeprokurori Roberti.
Ndërsa ne fjalën e tij, Llalla theksoi se shume shpejt do te kete përgjigje nga pala italiane për kërkesat qe ka drejtuar ne funksion te ligji te dekriminalizimit. Gjate muajit dhjetor ishte ne Tirane edhe kreu i Prokurorisë se Lecces Kataldo Mota, i cil shprehu shqetësim per rritjen e trafikimit te lendeve narkotike.
© Panorama.al











