“Shtyrja e kredive duhet për më shumë se 1 vit”- Luan Bregasi: BSH të përgatisë një paketë për të ndihmuar ekonominë

| 11:55
SHPËRNDAJE

bregasi-ne-rudina-743x450Luan Bregasi, Kreu i “Biznes Albania” deklaron se Banka e Shqipërisë duhet të ketë një rol më të fortë në situatën e krijuar nga koronavirusi për të ndihmuar ekonominë dhe biznesin.

Në një lidhje direkte për “News24”, Bregasi tha se edhe zgjatje e kredive duhet të jetë për një kohë më të gjatë, ndërkohë që theksoi edhe nevojën e emetimit të lekëve nga BSH.

“E mbështesim masën e BSH për kreditë por mendoj se ka vend për një pozicion më aktiv. Kam ndjekur shumë komentet për ekonominë dhe të akademikëve. Ndoshta duhet dhe të emetohen lekë. Vendimet e BSH unë si sipërmarrës i mirëpres më të forta, më të menduara mirë. Propozimet të jenë të tilla që të japin një ndikim në ekonomi. Qeveria nga ana tjetër duhet të mendojë vetë. Por ndërkohë BSH si një rregullator i tregut, si menaxher i financave publike dhe private duhet të mendojë më thellë se çfarë masash duhet të marrë. Në situatat që ka kaluar Shqipëria dhe me tërmetin dhe tani me koronavirusin, nuk është se ekonomia ka qenë mirë dhe para këtyre dy ngjarjeve. Këto dy goditje që u mbivendosën duhet ta bëjnë bankën të ulet të mendojë fortë e mirë se çfarë masash duhet t’i propozojë qeverisë për të shëndoshur bizneset.

Qeveritë perëndimore kanë marrë disa masa. Ndoshta ne nuk kemi luksin e tyre por kemi mundësinë që kreditë, taksat të lehtësohen”, tha Bregasi.

Sipas tij, janë disa tregues që e kanë përkeqësuar gjendjen e ekonomisë dhe që duhet ta bëjnë BSH të mendojë për një paketë propozimesh të forta dhe të emetohen kartëmonedha. “Nuk është e mjaftueshme një shtyrje e kredive.

Për mua shtyrja e kredive duhet të ishte më e gjatë. Kompanitë të mbyllura, shërbimet e mbyllura, impakti i kësaj krize do jetë më i madh. Gjermania e shtyu një vit, ne duhet ta shtyjmë dhe më shumë se një vit. Duhet ta mendojnë se bizneset do ta kenë të vështirë të paguajnë bankat.

Ndërmarrjet në Shqipëri janë shumë të dobëta. Qeveria duhet t’i shtyjë të paketën 1 vit paketat e kredive”, deklaroi ai.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.