Shqipëria tronditet vit pas viti nga vrasjet në janar, nga Ariela tek Gazmend Çollaku…

Jan 3, 2019 | 15:51
SHPËRNDAJE

Janari mund të konsiderohet muaji i vrasjeve, pasi çdo fillimvit është shoqëruar me ngjarje të rënda të krimit në familje apo dhunës për motive të tjera.

Në Janar të një viti më parë Tirana u trondit nga vrasja e Ariela Muratit jashtë oborrit të Fakultetit të Mjekësisë. Autori Aldion Belulaj pasi qëlloi 21-vjeçaren me pistoletë vrau dhe veten. Ai ndërroi jetë në spital disa më vonë. Në 14 Janar të 2018 u vra në Tiranë Emiljanoi Boçi në një atentat për larje hesapesh. Në 21 Janar nënë e bir Selkie dhe Olsi Hoxhallari u gjetën të djegur në banesën e tyre në Vlorë.  Në 29 Janar kryeqyteti u trondit nga vrasja e Devi Kasmit, ngjarje për të cilën akuzohet greku Eftimios Eftimiu.janar-vrasjett-933x445

Fillimi i 2017 po ashtu regjistroi viktima. Pasditen e 15 Janarit në Vlorë u ekzekutua Refit Toro i cili u qëllua me 4 plumba pistolete teksa udhëtonte makinë. Toro njihej si person me precedent kriminal dhe ekzekutimi tij sipas policisë është kryer për larje hesapesh mes bandave rivale.  Dy ditë më pas, Vlora do të tronditej sërish nga një vrasje tjetër. 22-vjeçari Armando Rrapaj, u godit disa herë me thikë, pas një konflikti me dy vëllezërit Klevis e Novrus Merko.

Me një bilanc edhe më të rëndë ështe Janari i 2016, ku brenda muajit u ekzekutuan 7 persona. Më e bujshme është rrëmbimi dhe vrasja e Gazmend Çollakut më 7 Janar. Ai u gjet i masakruar në afërsi të Fushë Krujës. Për këtë ngjarje u arrestua Denis Shtraza dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Ngjarje kriminale pati edhe në Sarandë, Kavajë e Shkodër.

Tv Klan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura