Shqipëria, kampione e botës për numrin e deputetëve dhe të ministrive…

Mar 11, 2023 | 8:23
SHPËRNDAJE

agim-jazaj

AGIM JAZAJ

Qytetarët e haberosur sh trojnë pyetjen e thjeshtë të ditës: “A do ketë kufizim të numrit të deputetëve dhe të ministrave, në raport me numrin e popullsisë, në krahasim dhe me numrin e vendeve të botës, që i merr për referim dhe krahasim edhe qeveria e sotme e tamtamve?!”.

Numri i lartë i tyre, në krahasim me numrin e popullsisë, si dhe me uljen e pagave të majme, ofiqeve, përfitimet dhe abuzimet, sarajet, pashallëqet, mbi abuzimin ndaj shqiptarëve?

Njerëz pa emër, të panjohur, as nga mëhalla e tyre, kanë bërë emër nga pushteti i pamerituar, tunden me spaletat e zyrtarit, pa pasur shiritin e qytetarit, mbajnë të shtypur, në mjerim dhe në varfëri të pafund shqiptarët, që gdhihen pa ngrënë, me paga mjerane, me pensionet qesharake, pa të nesërme, marrin dhe mbetën nëpër rrugët e botës, duke zbrazur vendin e tyre, nga këto abuzime dhe shthurje, të pa fund…

Shqipëria, për numrin e deputetëve dhe të ministrive, është kampione bote për t’u shënuar në librin “GINNES”: E përbërë nga 140 deputetë dhe 16 ministri, 12 femra dhe 4 meshkuj! Kur:

Qeveria e Italisë fqinje përbëhet nga: 5 femra dhe 14 meshkuj.

Qeveria e Greqisë e ish-K/ministrit Cipras kish: 3 femra dhe 15 meshkuj.

Qeveria e Merkel- Gjermani kish: 5 zonja e 10 zotërinj.

Qeveria franceze e përbërë me 16 ministra

Dhe përbërja e Parlamenteve:

Parlamenti i Zvicrës përbëhet nga 200 deputetë, 62 gra dhe 138 burra.

Parlamenti i Greqisë: nga 300 deputetë, 61 gra dhe 239 burra

*Xha Hajro Sejdiraj, nga Vlora, socialist-rilindist i thekur, kish lidhur kokën me peshqir edhe këto ditë dhe ia kish marrë me oi, oi nëpër udhët e qytetit:

*Qaj moj Shqipëri, Ulëri moj e gjorë, Nga një ministri, Për një mijë banorë…

“Rilindja 3” starton me qeverisjen e saj, Kampione e Botës, për t’u shënuar në librin “Gines”: E përberë prej 12 ministre femra dhe 4 ministra meshkuj. “Tufa me Dele”, duke shkelur edhe barazinë gjinore, që përbetohet “lideri global”…

“Qeveria me gratë e shokëve dhe shokët e grave”, klithën me të madhe, apeluan edhe figura të njohura socialiste, si Prof. Dr., ish-ministri Arben Malaj, një figurë që nuk e përdor dot i madhërishmi…

Edhe emigrantët shqiptarë të endur nëpër botë përcillnin në faqe e tyre të fb habinë dhe ironinë edhe të vendasve që shqyenin sytë: “Një vend kaq i varfër dhe i vogël me një numër rekord botëror për numrin e deputetëve dhe ministrive”.

Me këto rekorde të rralla, bota duhet të marrë modelin nga Shqipëria!

Me kabinetin qeveritar “Rama 3”, e rrallë jo vetëm në harkun e 30 viteve dhe të vendit, duke i kapërcyer kufijtë, e lënë pas edhe përbërjen e qeverive europiane dhe ato botërore.

Në përbërjen e saj, kjo qeveri nuk ka qoftë nga radhët e tyre të njohur për nga performanca, figura me kontribute, nivel intelektual, aftësi organizative dhe forcë drejtuese, të shpalosura, madje të panjohur as në ambiente të ngushta, mëhallën e tyre habitet edhe xha Hajroja:

Nga përzgjedhja me dorë e këtij kabineti: Të guxojë, të kundërshtojë, të plotësojë dhe të kritikojë të “madhërishmin” e pagabueshëm. Edhe Heronj pa të meta nuk ka. Aftësia për të dëgjuar: Është mundësi për të korrigjuar, aftësi për të ndryshuar dhe zotësi për të drejtuar. Një udhëheqës i madh formohet i madh, selitet dhe mbetet i madh edhe nga këshilltarët e mëdhenj që zgjedh, stafet që përzgjedh për të qeverisur. Ata që e qortojnë e këshillojnë dhe e plotësojnë të madhërishmin!

Nga stalla e politikës shqiptare dhe nga radhët e “Rilindjes” qeverisëse nuk gjen zëra dhe nuk pranohen zërat që mund të kritikojnë, të kundërshtojnë udhëheqësin-udhëhumbës! Rreth vetes mbledhur ushtarë të zgjedhur dhe të tredhur, të lindur dhe të bindur, për t’i keqpërdorur. Dhe gjithë ata që kanë ngritur zërin e arsyes kundër marrëzisë së liderit, kapacitete të njohura, kontributor brenda tufës, ndiqen dhe përbuzet aftësia e tyre.

Nga një bilanc i përafërt me vendet me popullsi më të mëdha, por dhe me shoqëri më të zhvilluara dhe të emancipuara, nuk i kanë këto përbërje, shifra ministrash dhe deputetë në krahasim me numrin e popullsisë të vendit!

Shqipëria me këto rekorde është për në “Guines”:

1 ministri për 180 000 banorë

1 deputet për 20000 banorë

Politëkëbërësit dhe shtetdrejtuesit, në harkun kohor të stërtranzicionit afro 30 vjet, refrenin “Reformë” e kanë pasur në majë të gjuhës, ditën dhe natën, pa e “qepur syrin”, madje me ambicien, duke iu referuar dhe kaluar vendeve më të përparuara.

Një vështrim i shpejtë, më këmbë e me këmbë në tokë, pas gjithë këtyre “reformave” rezulton, thuaj në gjithë opinionin qytetar, i testuar çdo mëngjes në “Koha për t’u zgjuar” të gazetarit të mirënjohur Bashkim Hoxha: “Varfëria e pllakosur, shpresa e vrarë, pasiguria e pasosur. Krimi dhe korrupsioni kanë këputur frerët. Politika nuk edukon, por shthur, nuk frymëzon, por demoralizon, nuk parandalon krimin, por e nxit krimin, nuk paqton, por i hasmëron njerëzit, për të zhvendosur konfliktin dhe zullumet nga qytetari me qeverisësit, midis qytetarëve. Nuk udhëheq, por sundon, nuk shërben, po rrëmben…

Shqipëria po të qeveriset nga 16 ministri; 12 ministre gra dhe 4 ministri nga burra!

Tabori i ministrave dhe skota e politikës rrënim-rrëmbimit rron në luksin e pa shoq, mbi mjerimin e mjeranëve, mbi shtypjen, krimin, pasigurinë dhe zbrazjen e vendit nga klika sunduese; pa dhimbsuri e ndjeshmëri, me ndjeshmëri e dhimbsuri për afganët, me shpirtin e urrejtjes për shqiptarët, pa gjak njeriu dhe pa pikë gjaku shqiptarie, është shqetësim, dhimbje e gjithë shqiptarëve të varfër dhe të mjeruar. Për nga mesatarja e popullsisë, Shqipëria zë vendin e parë në botë të ministrave, duke lënë pas edhe SHBA, Gjermaninë me 15 ministra, Anglinë me 12, Italinë fqinje me 12, Turqinë me 15 ministri…

Disa nga vendet e Europës: numri i popullsisë, numri i ministrive, dhe përqindja e popullsisë për çdo ministri.

Edhe për nga numri i deputetëve të Parlamentit shqiptar, është Kampion e Botës!

*Një miku ynë, kur u njoh me tabelën e ministrave dhe deputetëve, më kërkoi të bëja një veprim të shpejtë matematikor:

Nëse do të kishte këto raporte Kina, sa do t’i rezultonte qeveria: Do të kishte 9827 ministri, me ministra a ministresha e miliona deputetë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura