Shqipëria, e ‘mallkuar’ për çekët: 8 të vdekur e të humbur, 6 të grabitur dhe 2 të plagosur

Jul 4, 2015 | 20:45
SHPËRNDAJE

Shqipëria mund të cilësohet si një vend i mallkuar për turistët që vijnë nga çekia, nisur nga precedentët e mëparshëm, për të mbërritur deri të vrasja e ditës së djeshme e çiftit në Prekal të Shkodrës.

Dy turistët çekë të vrarë dje

Turistët çekë që kanë humbur jetën apo janë grabitur në Shqipëri nuk janë të paktë. Historitë me fatkeqësitë e tyre datojnë që në tetorin e vitit 2001.

Tre turistë çekë, Jan Pavelka, Mihal Pavelka dhe Lenka Tuçova u zhdukën në Alpet Shqiptare.

Që nga ajo kohë dhe deri tani ata nuk janë gjetur. Familjarët e tyre kanë bërë apel për vite me rradhë, por asnjë gjurmë prej tyre.

Tre studentët çekë, të humbur që nga viti 2000

Kërkimet e tyre kanë qenë të dëshpëruara, aq sa njëri prej prindërve të studentëve të humbur ka deklaruar se ka rënë në kontakte me mafien shqiptare, por asnjë rezultat.

Për zhdukjen e tyre ka shumë pista. Njëra thotë se janë vrarë nga kafshët e egra në pyll, një tjetër thotë se kanë rënë pre e trafikimit të organeve. Por asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar dhe çështja vazhdon të jetë e hapur.

Pas pothuaj 8 vjetësh paqe, fatkeqësitë me turistët çekë rinisën në korrik të vitit 2011. Katër turistë, dy femra dhe dy meshkuj, u grabitën me dhunë në Kalanë e Dodës, përkatësisht në Radomirë. Ata u dërguan edhe në spital për shkak të dhunës që kishin ushtruar grabitësit.

Po kështu, një vit më pas, në qershor të vitit 2012, dy turistë çekë u grabitën teksa laheshin në liqenin e Shkopetit.

Gati një muaj pas kësaj ngjarjeje, një e moshuar çeke ishte shpallur e humbur për ditë me radhë në afërsi të Krujës, por fatmirësisht u gjet.

Më 7 korrik të 2013-s, turisti çek dhe alpinisti Pavel Prozak pësoi një aksident në Malin e Jezercës. Ai ra nga një lartësi e konsiderueshme dhe u gjet pas një ditë nga helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në qershor të vitit 2014, David Polack pësoi një aksident vdekjeprurës në Dukagjin. Automjeti i tij ra në humnerë dhe ai gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa në gusht të vitit të shkuar, Martina Mala, u plagos me armë zjarri në një plazh në Velipojë, nga një shtetas nga Draxhati i Shkodrës.  

Më 8 maj të këtij viti, Adam Baron u mbyt në lumin Kir, ndërsa vetëm një ditë më parë çifti çek u vra në Prekal të Dukagjinit. 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

10 KOMENTET

Comments are closed.