Shqipëria drejt zhdukjes, në fund të shekullit, popullsia do zbresë nën 1 milionë. Parashikimi i Ben Blushit në “Hëna”

Jul 11, 2019 | 17:06
SHPËRNDAJE

Shqipëria është vendi që do të ketë tkurrjen më të madhe të popullsisë në botë deri në fund të shekullit. Parashikimi tronditës vjen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në projeksionin e fundit të popullsisë botërore.

Ndërsa citon projeksionin bazë të OKB-së, “top-channel” shkruan se në fund të këtij shekulli popullsia e Shqipërisë do të rrudhet në vetëm 1 milionë banorë, me një rënie prej 62 për qind krahasuar me shifrën aktuale.

shqiperia-tirana-sheshi-765x383-905x395

Kjo është rënia më e madhe në botë, e cila e projekton kombin shqiptar sa një lagje e një qyteti të zakonshëm europian. Sipas OKB, nga 5 shtetet që pritet të kenë rënien më të madhe të popullsisë në 80 vitet e ardhshme, 4 gjenden në Ballkan.

Më konkretisht në vendin e dytë, shteti që do të pësojë uljen më të madhe të popullsisë është Serbia me 52 për qindi, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt Moldavia dhe Bosnja, ku popullsia pritet të tkurret me 50 për qind deri në fund të këtij shekulli. Shteti që mbyll pesëshen e vendeve më krizën më të thellë demografike, është bullgaria për të cilën OKB parashikon se do të humbasë 48 për qind të popullsisë deri në vitin 2100.

Këto janë projeksionet sipas skenarit bazë, i cili ka probabilitetin më të lartë për t’u realizuar. Paralelisht OKB ka llogaritur projeksionet edhe sipas një skenari me negativ, i cili bazohet në një rënie më të shpejtë të lindshmërisë. Rezultatet për këtë variant janë edhe më alarmante, duke e parashikuar rrudhjen e popullsisë së Shqipërisë në vetëm 500 mijë banorë në fund të shekullit. Një projeksion fatal, që praktikisht e projekton Shqipërinë drejt zhdukjes.

Këtë tkurrje të madhe të popullsisë së Shqipërisë e kishte parashikuar edhe shkrimtari Ben Blushi, në librin e tij “Hëna e Shqipërisë”, i botuar në vitin 2014, ku shkruan se në 100 vitet e ardhshme, Shqipëria do të humbasë popullsinë më të madhe në Europë.

“Në 100 vitet e ardhshme, shumica e vendeve të Evropës do të humbasë popullsi por jo sa do të humbasë Shqipëria. Në vitin 2100 Shqipëria do ketë afërsisht 1.8 nga 2.8 milionë banorë që ka sot. Ne do pësojmë reduktimin më të madh të popullsisë në Evropë”, ka shkruar Blushi në librin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura