Shpërthen avokati i njohur: Burgjet janë të mbushur me të pafajshëm dhe hallexhinj

Oct 2, 2017 | 22:03
SHPËRNDAJE

Avokati, Saimir Vishaj, i ftuar në emisionin “Dritare” në” Vizion Plus” ka folur për gjendjen e burgjeve në vend. Ai ka thënë se shumica e të burgosurve janë të pafajshëm, ose hallexhinj, ndërkohë që ata që kanë bërë krime, ndodhen jashtë burgjeve.

sdsafds-1

“Kemi njerëz, për të cilët janë mbyllur sytë. Burgjet janë mbushur me njerëz të pafajshëm dhe me hallexhinj, të cilëve nuk iu kushtohet vëmendje. Kemi njerëz, që janë dënuar edhe nga media, për shkak se ngjarja është fryrë. Gjyqtarët janë ndjerë nën presion dhe kanë dhënë dënim deri në 35 vjet burg.

Ndërkohë, që është e vështirë të preken njerëzit, që kanë lidhje me krimin. Unë di një shef nga jugu, i cili sa herë kap një të fortë, i thotë se ti je kandidat për deputet. Në Shqipëri, jemi në gjendje paaftësie, ku askush nuk gjykon, nuk flet dhe nuk reagon”, – tha Vishaj./Dritare.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura