Shkrimtarja Mira Meksi dhe thrilleri “Parisi vret”! Romani, aty ku autorja fsheh pjesërisht figurën e Ismail Kadaresë

Feb 8, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

NGA SEJDO HARKA/ SEJDO HARKA

Të shkruash për shkrimtaren Mira Meksi dhe krijimtarinë e saj, mbase duhen faqe të tëra. Kjo, sepseveprimtaria e saj krijuese letrareshoqërore është sa e gjerëaq dhe e larmishme.

Ajo ka një jetë të tërë që spikat, jo vetëmsi një përkthyese cilësore, por dhe si një shkrimtare e talentuar, pothuajse në të gjithallojet e nënllojet e letërsisë artistike. Krijimtarinë e saj artistike e dallojnë karakteret e gjalla, gjuha e koduar, thellësisht metaforike, fantazia e thellë, mendimi i mprehtë, kohezioni dhe vlerat e papërsëritshme artistike. Por, para se të ndalemi tek vlerat universale të krijimtarisë së saj, do t’i rikujtojmë lexuesit, me pak fjalë, se kush është Mira Meksi: Ajo, pasi mbaroi gjimnazin “QemalStafa”, kreu studimet për filologji shqipe dhe frënge, në Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Më pas, u specializua për letërsi moderne dhe përkthim letrar në Spanjë. Shkrimtarja e mirënjohur Mira Meksi ka një jetë të tërëqë kryen një shumëllojshmëri veprimtarish e detyrash, sa të kualifikuara, aq dhe të spikatura, në fusha të ndryshme të kulturës, artit dhe letërsisë. E nisi si përkthyese dhe redaktore në shtëpitë botuese “8 Nëntori” e “Naim Frashëri” dhe e vazhdoi me krijimin e fondacionit të parë kulturor privat.

Më pas ideoi dhe drejtoi disa revista letrare; anëtare eKëshillit Drejtues të Radio-Televizionit Publik Shqiptar; anëtare ebordit drejtues të një shoqërie civile, etj. Mira Meksi ka shkruar shumë libra me tregime, novela, ese, përralla dhe novela të ilustruara për fëmijë. Por, magjia e artit të saj të shkruar ka qenë dhe mbetet romani. Romanet që e kanë bërë atë më të njohur, si brenda dhe jashtë vendit janë: “Frosina e Janinës”, “Ekuqja e demave”, “Mallkimi i priftëreshave të lirisë”, “Diktatori në kryq”, të cilët sot flasin edhe në disa gjuhë të botës. Krijimtaria e saj është vlerësuar me disa çmime,tituj nderi dhe urdhra, brenda dhe jashtë vendit.

Çmimin e parë ajo e mori në Paris që në vitin 1995. Më pas, ajo do të nderohet me çmimin” Përkthimi më i mirë i vitit 2006”, me romanin “Kujtim kurvash të trishta”, të nobelistit G. G. Marques, dhënë nga Ministria e Kulturës . Në vitin 2014, romani “Mallkimi i priftëreshave të lirisë”, ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin për çmimin letrar “Ballkanika”. Dy nga vlerësimet më të larta për Mira Meksin janë: Çmimi kult, përkthimi më i mirë i vitit 2021 dhe Çmimi i Madh Kombëtar i Panairit të 26-të të Librit, Tiranë 2023.

Thelbi kryesori krijimtarisë letrare të Mira Meksit, në përgjithësi, nuk është tipikja, e zakonshmja. Ajo shpesh dëshiron të sfidojë të zakonshmen. Qëllimi i saj është të na shpjerë tek unikja. Pikërisht, aty rrëmon thellë si një arkeologe pasionante për të zbuluar të vërtetën universale, që e kërkon brenda paradokseve dhe mistereve, sepse siç thekson eseisti Knausgard, “brenda tyre qëndron legjitimiteti i letërsisë”. Vetëm tek arti unik vetjak, gjuha e koduar, misteret, intrigat plot të papritura dhe fiksioni, qëndron arti magjik i saj.

Një nga librat më të mirë, jo vetëm në arsenalin e krijimtarisë letrare të M. Meksit, por dhe të letërsisë moderne shqipe, është dhe romani “Parisi vret”, i cili ka dalë në qarkullim kohët e fundit. Është kjo arsyeja që këtë libër e kemi bërë objektin kryesor të këtyre shënimeve tona. “Parisi vret” është një thriller magjik, i tipit bestseller, tepër intrigues, me elemente dedektive, që mestilin e papërsëritshëm, naracionin e ngrohtë, gjuhën e bukur dhe stilin e papërsëritshëm, të bën që ta lexosh me një frymë. Në këtë roman lexuesi prek si me dorë kontrastin e madh që ekziston midis mundësive që njeriu ka brenda vetes dhe pengesavee kufizimeve që i vinë atij nga paradokset e jashtme.

Ngjarjet e romanit zhvillohen sa brenda vendit, aq dhe përtej kufijëve të tij, në Francën e kulturës dhe të djepit të lirisë shumë dimensionale njerëzore. Ato u ngjajnë dallgëve të detit, që, herë janë të qetadhe herë të trazuara nga furtunat e anktheve dhe të mistereve djallëzore. Herë kemi të bëjmë me karaktere e ngjarje reale dhe herë si pjellë e fantazisë krijuese, të cilat, pasi harmonizohen bukur, përjetohen më të vërteta se sa vetë e vërteta. Subjekti i romanit nis me ngjarjet e ethshme të fillim vitit 1990, kohë kur, bashkë me rrëzimin e Murit të Berlinit, edhe në Shqipëri kishte lindur shpresa për një liri të vërtetë, pa bariera e gardhe kufitare, politike, ideologjike dhe kulturore.

Protagonisti i këtij bestselleri është shkrimtari Martin Gjergji, pas të cilit, s’ka lexues të mos e kuptojë sepjesërisht fshihet figura e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Themi pjesërisht se,lexuesi krahas dukurive të ngjashme midis personazhit real dhe atij të krijuar me fantazinë e saj, përmes trillesh, vren edhe dallime. Me personalitetin, karakterin dhe historinë e jetës së Martin Gjergjitautorja e romanit, tenton të tejkalojë historinë individuale të një shkrimtari të veçantë, që lufton të bëjë art të vërtetë normal në një vend anormal, për ta kthyer këtë personazh në një figurë artistike me vlera universale.

Figura e shkrimtarit në këtë roman nuk paraqitet si hero. Ai herë paraqitet si i përkëdheluri i sistemit dhe herësi i padëshirueshmi i tij që survejohet e kërcënohet për ta mbajtur nën fre. Por ai, edhe pse brenda kafazit hermetik, përmes fjalës së kamufluar dykuptimshe, shpesh herë ka guxuar, të kapërcejë vijën e kuqe të boshtit ideologjik, për të bërë një letërsi normale në një vend anormal. Është kjo arsyeja, që ai shpesh ndiqet pas prej paranojave të kurthit vrastar.

Shkrimtari Martin Gjergji, si personazhi kryesor i romanit, nëpërmjet qëllimit kryesor që i ka vënë vetes për detyrë, shfaq edhe cinizmin dhe egoizmin e tij. Edhe ngjarje dhe personazhe të tjerë, autorja i merr nga realiteti i kohës apo nga legjendat, por përmes fantazisë krijuese dhe ndryshimit të përafërt të emrave dhe kodeve, në përshtatje me synimet artistike, Meksi kërkon të përçojë tek lexuesit, jo vetëm mesazhe të forta, por dhe magjinë e fjalës artistike. Po cili është, me pak fjalë, thelbi i brendisë së këtij romani:

Shkrimtarit të njohur Martin Gjergji, papritur i vjennjë ftesë plot mister nga Ministria e Jashtme e Francës. Është viti 1990. Lejohet të udhëtojë për nëParis pa shoqërues. Gjithçka tregon se, policia e fshehtë e Tiranës i ka ngritur një kurth për ta eleminuar. Në këtë çast i kujtohen vargjet etij profetike të një poezie të hershme, të cilat i krijojnë parandjenja frike dhe ankthi.

Pengesa të jashtëzakonshme i dalin përpara për ta penguar drejt qëllimit të tij të madh të jetës: “rimishërimi i artit të lirë në trupin e një gruaje”. Ishte koha kur një nga vajzat më të bukura të kryeqytetit dërgohet nga policiae fshehtë e Tiranës në Paris me një mision delikat, që lidhet me Martin Gjergjin. Letra e papës PaulusSecundus qëi dërgon Skënderbeut më 1468 është e kyçur me “kodin djallëzor” dhe pret të deshifrohet nga një kriptograf i famshëm. Ja këto dhe plot ngjarje e aventura të tjera të pabesueshme dashurie dhe ezoterike krijojnë brendinë e jashtëzakonshme të këtij thrilleri magjik.

I befasuar nga kjo ftesë misterioze, shkrimtari M. Gjergji telefonon Danielin, botuesin e librave të tij në Francë. Pas zërit të tij, ai ndjeu se diçka e madhe po përgatitej në kurriz të tij. Frika që i kishte hyrë në kafkë, e bënte të mendohej thellë: Të ishte një kurth i policisë së fshehtë për ta hequr qafe!? Thuhej se kjo polici ishte krijuar pas çlirimit nga shefi i shtetit të kohës dhe e veja e diktatorit, i cili përndiqte në fshehtësi “intelektualët armiq” dhe të padëshiruarit esistemit, një prej të cilëve ishte edhe shkrimtari Martin Gjergji. Ishte koha kur flitej se kjo polici kishte dorë në disa vrasje të errëta jashtë vendit dhe se, ajo po përgatitej të bënte disa arrestime brenda vendit.

Eksodi masiv po trondiste vendin. Kufijtë po gjakoseshin nga të rinjtë e vrarë që guxonin të shkonin në botën e lirë. Martin Gjergji, ende ndjen vështrimin e akullt të shefit të partisë shtet në takimin e manipuluar me intelektualët e vendit. Në këtë takim ai ndjeu, jo vetëm frikën e këtij shefi, por edhe vullnetin e tij për të mbajtur fort në duart e tij frenat e ndryshimit. Në takim nuk mungoi as kërcënimi i tij dinak edhe ndaj Martin Gjergjit. Pikërisht, pak kohë më pas, shkrimtarit, nga Franca i vjen ajo ftesë e çuditshme, që do t’i vriste gjumin. Ishte koha kur frikën e përmbysjes historike të sistemit po e ndjenin thellë byroistët.

Ndaj mëshira e tyre për kundërshtarët kishte marrë fund. M.Gjergji, e kuptonte që, ajo që dikur i kishte shërbyer si koracë mbrojtjeje, tani do të kthehej në një armë e fshehtë eliminimi. Ndaj mendja i shkonte tek një eliminim i mundshëm fizik. Vargu apokaliptik: “Parisi vret, Parisi verbon…”, nuk i ndahej nga mendja. Ta kish parashikuar vetë vdekjen me profetësinë e vargjeve të tij, ashtu si Nostradamusi!? Makthi i tij thellohet,kur në kujtesë i shfaqet vargu “…gjaku mbretëror i derdhur në Palace Vendome,si një grusht rubinashtë kuq”, që i duket sikur i zë rrugën. Në këtë çast belbëzon: “Cila mendje djallëzore kishte zgjedhur Parisin për vrasjen time”?(15)Pastaj, si në ëndërr i duket sikur dëgjon mallkimin e shefit të partisë:” Iu bëftë Parisi varr”!Edhe vet nuk e kuptonte, pse e kishte marrë atë udhëtim drejt vdekjes, edhe pse e dinte atë që pat shkruar poetesha Safo: “Asnjë i vdekur nuk mund të ngjitej gjallë në Olimb”.

Akullin e frikës nisën t’ia shkrijnë zërat e miqve që po e prisnin. Zonjat që u kanë ftuar në këtë takim, thanë ata, janë gra të pushtetshme. Shkrimtari, mes tyre e ndjente aromën e ngrohtë të lirisë. Edhe në Tiranë, thotë ai, e kam ndjerë këtë liri, edhe pse jetoj krejt i pambrojtur, kur i kam dhënë penës liri shkrimi. Ajo lind magjike, por më pas jam detyruar ta qeth lirinë e dukshme para se ta dërgoj në shtyp. Kishte shkruar disa libra për dashurinë, por nuk kishte mundur të zbërthente mirë kodin e dashurisë së lirë. Kjo ndodh,sqaron ai, sepse kodi shqiptari dashurisë është loicak. Vajza nuk duhet t’i përgjigjet menjëherë propozimit të djalit, ndryshe do të quhej mendjelehtë. Për njerëzit e kohës dashuria dhe liria ishin binomi vrastar. Për kineasten Luiza krijimtaria letrare shkrimtarit Martin Gjergji qëndronte në mes të Parisit, por ai duhet të gjente mundësinë që të sillte edhe trupin e tij këtu. Që ai të fitonte lirinë e vërtetë të shkrimtarit duhet t’i sillte botës së epërme trurin, tërë kuintesencën lëndore,palcën dhe farën e tij krijuese.

Kur shkrimtarit i thanë se do të akomodohej në hotelin më të famshëm të Francës në “Ritz”, përsëri mendja i shkoi tek gjaku mbretëror, i cili dikur ishte “derdhur si njëgrusht rubinësh të kuq”. Imazhi i gjakut të derdhur e ndiqtepas si një qen i tërbuar. Në këto çaste i erdhën në mend fjalët e Luizës: “Edhe në se do të vdesësh, ndoshta do të rilindësh në botën e lirë. “Atë natë Martinit iu bë në ëndërr sikur flinte me Luizën. Për të, ajo ishte “kupëza e artë” e zgjedhur me dorë, o nga fati, o nga Perëndia. Ishin çastet që Martini ndjente dashurinë e rrallë që përjetonte me të dashurat e tij “Gjeniu” i Drajzerit në romanin e tij me të njëjtin emër. Ai nisi ta dashuronte thellë kineasten franceze, sepse ajo do ta ndihmonte atë për të kaluar lëndën e tij në botën e epërme, për realizuar rimishërimin modern.

Interesante shfaqet në këtë roman edhe gazetarja e RadioTiranës,Anjeza Shiroka, që thuhet se është një personazh real. Ajo ishte e bija e një anëtari të Byrosë Politike, i lidhur ngushtë me Enver Hoxhën. Ajo e hiqte vetensi rebele e dashurisë së lirë, ndaj fliste shpesh kundër martesës. Me Martinin ishte takuar vetëm një herë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Kjo lidhje ishte e shkurtër, për shkak se një i afërt i anëtarit të Byrosë i kishte kërkuar shkrimtarit të hiqte dorë nga Anjeza. Ndryshe do ta pësonte rëndë. Më vonë M. Gjergji mori vesh se ajo ishte fejuar me nipin e një tjetër byroisti. Por, një telefonatë e papritur që Martin Gjergjii bëri atë ditë Anës, mjaftoi për t’ia kthente fatin përmbys. Ishte dita që Anjeza martohej.

-Dua të takoj patjetër sot, i tha ai, qoftë dhe një minutë. Të pres në shtëpi, i përgjigjet ajo menjëherë. Mirë, po si do të hynte në labirintet e vilave të byroistëve, në atë kohë, që edhe zogjtë ndaloheshin të fluturonin mbi ato mjedise të ngrysura. Megjithatë, Martini vendosi të shkojë me çdo kusht, duke medituar me vete: Ana sot shkon në luftë, ndaj duhet të jem, me çdo kusht, pranë saj. Ana u magjeps nga ky takim i çuditshëm. Në mos kishte rënë në dashuri me Martin Gjergjin, dukej se kishte ngecur në rrjetën joshëse të tij. Ndoshta kërkonte ta joshte shkrimtarin, që më pas t’ia bënte si Salomeja F. Niçes. Dashuri të tilla përshkohen nga krenaria follike. Pikërisht në çastin kur dashuria arrin pikën e lulëzimit të plotë, arbitrarisht ndodh ndarja, sinjë rrufe në qiell të hapur.

Takimi me zonjat e rëndësishme të Parisit, e kishte mrekulluar shkrimtarin. Aty njihet edhe me mbesën e kastriotëve, shqiptaren e lashtë Juan Pedro Kastrioti dhe konteshën Margaritë, që kishte lidhje me Geraldinën e mbretit Zog. Por, M. Gjergji ende ishte i etur të merte vesh sa më parë se, kush ishte preludi i këtij takimi misterioz.-Bota do të sjellë një red të ri edhe në Shqipëri,-tha baronesha. Po, u përgjegj shkrimtari, por do të jetë e vështirë, sepse shefi i partisë shtet është tepër dinak, ndaj nuk e lëshon lehtë timonin. Diçka e fortë duhet të ngjajë në Shqipëri, thekson baronesha Rothchild, që të përshpejtohet lëvizja demokratike. Ndryshe agonia mund të zgjatë shumë. Duhet një katalizator për të shpejtuar reaksionin kimik. Akti juaj i fuqishëm do të nxitë revoltën e forcave përparimtare në vend.

Po, por ka ikur koha kur shkrimtari i madh konsiderohej ndërgjegjja e kombit, reagon Martini. Modeli i Hygoit nuk ekziston më. Ishte koha kur regjimi i Tiranës po merrte goditje të rënda. Por që të rrëzohej përtokë, duhej, që edhe ai të bënte diçka. Pasi u mendua thellë, vendosi të braktisë vendin, për t’i dhënë edhe ai një shtymë asaj gërmadhe, e cila duhej rrëzuar sa më parë. Para tij shtrohej dilema hamletiane: Të braktiste vendin e tij, ashtu si Akil zemëraku, qëpër të goditur Agamemnonin, braktisi luftën. Kjo braktisje i solli humbje të njëpasnjëshme ushtrisë së mizorit, sepse ushtarëve të tij iu mpi shpata. Ja, këtë armë të mprehtë zgjodhi edhe shkrimtari Martin Gjergji për të mundur diktaturën e egër të vendit të tij.

Rrëqethëse dhe tepër tronditëse paraqitet në këtë roman, braktisja e vendit të tij. Ecte pa u ndalur, sinë një ëndërr të keqe, dhe në horizont i shfaqet një vijë verbuese. “Pasi hap sytë, sheh një flamur gjigand, qëpikonte gjak, nga icili dukej sikur dilte një shpend i tmerrshëm shumëkrerësh i zi si nata, i cili matej ta sulmonte me çapenjtë e tij të mëdhenj. Papritur dëgjon breshërinë e një automatiku që e pret në mes dhe iu bë sikur ra në llumbërtirën e gjakut të sapo mpiksur”.(97)

Sa e vërtetë, aq dhe metaforike pasqyrohet në këtë thriller, telefonata e Mondi Kalasë , drejtuar Martin Gjergjit, atë mëngjes, që ai gdhihej në hotelin më të njohur të Parisit, Ritz. Po vjen Jurendina Muzaka, thekson miku i shkrimtarit. Po të ketë mendje për të ndenjur, bindeni të kthehet sa më parë. Po, kush ishte Jurendina. Ajo ishte një vajzë, që buronte nga një familje me një të kaluar të lashtë atdhetare. Kishte mbaruar për frëngjisht, aktore e talentuar dhe përkthyese orgjinale e Lermontovit. Ky personazh, është real. Thuhet se shkrimtarit, kur ai braktisi vendin,sigurimi i dërgoi një vajzë për të nuhatur se ç’kishte ndërmend të bënte ai, pas strehimit në Paris. Por, fantazia magjike e romancieres M. Meksi e ktheu atë në një personazh interesant artistik duke e pagëzuar me emrin e personazhit kryesor të legjendës “Kostandini dhe Doruntina”. Ardhja e saj e vuri përsëri në mendime të thella. Kush e solli dhe pse të ketë ardhur Jurendina, këto ishin pyetjet që e zhbironin shpirtin e shkrimtarit atë ditë. Kur oficeri i kontaktit R.K.i komunikoi Jurendinës, se pas 3 ditësh do të udhëtonte për në Francë, i dha këto porosi: Nuk lejohet të takosh asnjë nga të afërmit e tu, bile as punonjësit e ambasadës shqiptare në Paris.

Ajo ishte vajza e Arianit Muzakës, i cili ditët që jepte shpirt, i pati thënë të bijës, se njeriu duhet ta pranojë fatin e vetë. Të gjithë çuditeshin se, pse policia e fshehtë, për të kryer këtë detyrë të vështirë, kishte zgjedhur Jurendinën. Zakonisht, për punë të tilla zgjidheshin, të rinj nga familjet e deklasuara. Ndërsa ajo vinte nga fisi i Muzakajve, i cili pas vdekjes së Skënderbeut u vendos në Mbretërinë e Napolit. Më pas në Durrës dhe në fund në Tiranë. Muzak Plaku ishte antikomunist, por Luftës i dha shumë. I biri, Arianiti, që kish mbaruar për arkitekt në Francë, dukej sikur e kishte pranuar fatin e vajzës zë tij, por nuk ia kishte shprehur kurrë. Po, ç ‘detyra i vuri oficeri i kontaktit Jurendinës para se të nisejdrejt Parisit?! Së pari,të zbulonte se,ç’kishte ndërmend të bënte shkrimtari. Së dyti, varësen me kryqin e argjendë, që aii vari në qafë, të mos e hiqte kurrë, sepse vetëm kështu kjo relikë do të bënte punë. Qoftë dhe një dyshim i vogël, vajza duhet të vepronte….Helmi që mbante brenda kjo relike, jepte efekt vetëm 2 orë më pas konsumimit… Në këto çaste tronditëse, Jurendinën e bren pyetja retorike: -Si mund të vrasësh shkrimtarin e zemrës…!

Po ajo që e shqetësonte më shumë JurendinaMuzakën ishte, se si do ta shkodonte letrën 500-vjeçare që hidhte dritë mbi identitetin e familjes Muzaka. A mos ishte më mirë t’i tregonte gjithçka, pastaj të merrnin një vendim të përbashkët për të vënë në gjumë policinë e fshehtë të Tiranës!. Dhe kështu, mbase për shkodimin e letrës së lashtë do ta ndihmonte shkrimtari. Tronditja e Jurendinës bëhet më e madhekur pyet veten: -Po sikur gjithçka të jetë një kurth i Policisë së Fshehtë të Tiranës ?! Po Martin Gjergji, ç ‘rol mund të kishte në këtë histori?! Aq të tronditur e ndjeu vetenatë natë, sa në ëndërr panë një tepsi kokën e prerë të Martin Gjergjit. Të kishte një parathënie të llahtarshme kjo ëndërr e çuditshme?! Ishte ora 6 e mbremies kur Jurendina i telefonoi shkrimtarit për ta takuar. Në të vërtetë Martinit nuk i kishte shkuar mendja kurrë se, një ditë do të takonte Jurendinën në mes të Parisit.

E para pyetje që atij i lindi në atë çast ishte: “Të jetë Jurendina “kupëza e artë” që kam pritur?! Dhe mendja i shkon tek historia e Kostandinit, i cili për të mbajtur fjalën e dhënë, ngrihet nga varri për t’ia sjellë Doruntinën (motrën e tij), nënës, sipas premtimit. Shkrimtari M. Gjergji, i mbetur si pa trup e shpirt, sapo erdhi Jurendina, i rilindi shpresa për kalimin e tij lëndësisht në botën e epërme. Kishte bindjen se ajo, të cilën ai equante “kupëza e artë”, “rimishërim i lëndës së tij”, do ta ndihmonte që ai të ngjitej metaforikisht në botën e epërme. Prandaj i premtoi asaj, se do ta kërkonte për ta gjetur me çdo kusht, kudo që të ndodhej. Do të ndiqte pas edhe gjurmët e kundërmimit të lule portokajve…, bile, do t’i dhuronte edhe jetën e tij.

Tepër intrigues dhe thellësisht magjik, mbushur me të vërteta, fantazi e të paprituratingëllon epilogu, me tëcilin mbyllet romani, përmes të cilit zbardhen enigmat dhe të vërtetat e thrillerit artistik. Kur doktori i shkencave ezoterike z. Luis Contant njoftoi pritjen misterioze në një hotel të rëndësishëm të Parisit, Jorendina Muzaka nuk përgjigjej në telefon. Thuhet se e gjetën në shtrat pa jetë. Ishte helmuarme strikninë 2-3 orë më parë. Mbi komodinën e saj u gjet një varëse e hollë floriri, me një zemër të vockël, e cila u dërgua në laborator për të verifikuar përmbajtjen. Dyshimet ishin se ajo duhet të kishte qenë mbajtësja e strikninës. Mendohej për vetëvrasje. Një ngatërresë akoma më e madhe do të pasonte vdekjen enigmatike të vajzës shqiptare. Trupi i JurendinaMuzakës, i dorëzuar në morg para 3 ditësh ishte zhdukur. Hetimet konkluduan se, shkaku ishte një gabim njerëzor, i cili kishte bërë që trupi i vajzës shqiptare ishte djegur në vend të kufomës së një vajze franceze, vdekur në një ditë me Jurendinën. Misteri nuk përfundon këtu.

Një javë më vonarkmorti i Muzakës, që (gjoja) kishte vdekur në një aksident tragjik në Paris, sipas njoftimit zyrtar, i vulosur për të mos u hapur kurrë, iu dorëzua familjes Muzaka, për t’u varrosur po atë ditë në Tiranë. Por çudia enigmatike nuk mbaron këtu. Studenti shqiptar Bestar Pepa, i betohej atashehut ushtarak të ambasadës shqiptare në Paris, se Jurendinën e kishte parë duke dalë nga Biblioteka Kombëtare në Parisin 2. Ishte koha kur profesori Stern kishte arritur, për herë të parë, të shkodonte një tekst të kyçur me kodin djallëzor. Ishte letra e papës, Paulus Sekundus, që më 19 janar 1468 ia kish dërguar Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Kjo letër ishte një thesar i vërtetë për historinë e Mesjetës, sepse hidhte një dritë të re mbi jetën dhe trashëgiminë e heroit shqiptar dhe të gjithë krishtërimit, gjë që Jurendina, si pasardhëse e Muzakajve, e pati ndjerë si detyrë jetësore për ta ndriçuar.

Romani mbyllet me lajmin se kriptografët francezë, tashmë ishim plot shpresë që në të ardhmen mund të arrihej të shkodohej edhe një letër-mesazh tejet i rëndësishëm i Karlit V, mbretit të Spanjës, dërguar më 1547 ambasadorit të tij në Francë, i koduar po me kodin djallëzor. Kishte dyshimese bëhej fjalë për një komplot në oborrin e mbretit të Francës, Fransua I, që synonte vrasjen e tij.(199). Mundësia e shkodimit të një kodi të tillë djallëzor 500- vjeçar, ndoshta e ka motivuar shkrimtaren e kodeve mistike, Mira Meksi, që thrillerin e saj fantastik ta pagëzojë me titullin kuptim plotë “Parisi vret”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura