Shkoi në urgjencë, 20-vjeçarja abuzohet s*ksualisht nga i riu në barelë dhe hidhet nga kati i katërt i spitalit! 28-vjeçari: S’e mbaj mend si…Çfarë ndodhi

May 31, 2024 | 10:42
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano ku një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja në katin e katërt të spitalit Vizzolo Predabissi në Itali, pasi denoncoi një punonjës për abuzim seksual.

ambulanca itali

E reja kishte denoncuar në polici se 28-vjeçari, punonjës magazine në spital, kishte përdhunuar mbrëmjen e 27 Majit teksa ajo ndodhej në urgjencë.

Pas vetëvrasjes së të resë, më 28 Maj, është urdhërua të bëhet autopsia në trupin e saj ndërsa 28-vjeçari është arrestuar.

Sipas tij, marrëdhënia seksuale mes tij e pacientes ishte konsensuale, dhe se ka ndodhur pasi u njohën në urgjencën e spitalit.

Kur policia shkoi në vendngjarje, i dyshuari ndodhej ende në urgjencë duke fjetur gjumë. I riu, i cili jeton me prindërit e tij, kishte dalë me një grup shokësh mbrëmjen e së hënës, ku kishte pirë shumë alkool dhe konsumuar lëndë narkotike.

Ai ka deklaruar për hetuesit se nuk e mbante mend se si kishte arritur në spital dhe se i kujtohej vetëm momenti kur qëndronte i shtrirë në stol në gjendje të dehur.

28-vjeçari mendohet se është dërguar nga miqtë e tij në urgjencë, për shkak se ishin të shqetësuar për gjendjen e tij.

Nga hetimet rezultoi gjithashtu se 28-vjeçari i ishte nënshtruar dy operacioneve në tru vitet e fundit, të cilat mund të shpjegojnë problemet që ka pasur me kujtesën

Sapo u zgjua në urgjencë, i riu mendohet se është njohur me vajzën dhe ka abuzuar me të.

Por sipas tij, akti seksual ka qenë konsensual dhe se nuk ka abuzuar me 20-vjeçaren.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura