Shiste lëndë narkotike në ambientet e lokalit të tij dhe në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 36-vjeçari (EMRI)

Nov 21, 2023 | 10:38
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka vënë  në pranga  36-vjeçarin, Amarildo Sallaj, pasi në kuadër të një hetimi të nisur që prej vitit 2021, ka rezultuar se shtetasi, shiste doza të lëndës narkotike në lokalin e tij dhe zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit.

policia-elbasan

Gjithashtu, 36-vjecari akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.

 

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të një hetimi me metoda proaktive të nisur në vitin 2021, nga i cili ka rezultuar se shtetasi A. S. shiste doza të lëndëve narkotike, në lokalin e tij dhe në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, 36-vjecari akuzohet për të njëjtën vepër penale, në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar në qershor 2023.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura