Shantazhet e presionet ndaj deputetëve në Kryesinë e PD, Gazment Bardhi: Dënoj dhunën verbale! Sjellje prej grupi paramilitar

Jun 8, 2023 | 11:22
SHPËRNDAJE

Gazment Bardhi e ka quajtur sjellje prej grupimi paramilitar, presionin e shantazhin e mbështetësve të Lulzim Bashës në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Kreu i grupit parlamentar të PD, theksoi se “kjo është një sjellje prej grupimi paramilitar”.

“Është një sjellje prej grupimi paramilitar. Qëndrimi im nuk ka qenë emocional, por parimor. Kam dënuar qoftë edhe dhunën verbale për shkak të mendimit ndryshe. Dënoj shantazhin ndaj deputetëve, si edhe presionet ndaj gazetarëve kur vijnë nga anëtarë ose jo të PD.

Çdokush duhet të ndihet i lirë për të shprehur mendimin e tij, bazuar në atë që beson”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura