“S’e kam takuar akoma”- Vajza e Julia Ilirjanit konkurrente në “Big Brother VIP 4”? Aktorja: Do t’i mësoja 2 teknika loje

Jun 17, 2024 | 11:54
SHPËRNDAJE

Aktorja Julia Ilirjani ka treguar se nuk e ka takuar akoma vajzën e saj, Renne që nga periudha kur u bë pjesë e “Big Brother VIP”.

Vajza e Julias jeton në Amerikë, ndërsa gjatë një interviste, aktorja u shpreh se Renne do të vijë në Shqipëri në fillim të Korrikut.

“Takimi jonë pas Big Brotherit pritet të bëhet se nuk është bërë akoma. Renee është në Amerikë dhe do të vijë në fillim të Korrikut. Me të thënë të vërtetën tani ka filluar që të më marrë malli se deri tani isha rehat. Telefonatën e parë sa kam dalë nga Bigu e kam bërë me Renen. Nuk ofendoi asnjë. I kishte pëlqyer qëndrimi im aty në shtëpi. Më tha si ndihet dhe filloj të që fliste për hallet e veta”- tha Julia.

“A do të kishte marrë pjesë Renne në “Big Brother VIP 4”? A do të mund ta përballonte?” u pyet ajo, ndërsa aktori u përgjigj se: “Nëse i bëhet një propozim dhe ajo ka dëshirë të futet është ok. Do ti mësoja nja 2 teknika loje që unë si dija.”

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura