“S’do të jetë Juve-Inter për titullin”, Kanavaro: Zikaltërit më të kompletuar, por “zonja” po bën mirë

Nov 20, 2023 | 22:37
SHPËRNDAJE

Fabio Kanavaro nuk e konsideron një luftë dyshe atë për titullin e Serisë A, duke përjashtuar që fituesi i kampionatit do të vendoset vetëm mes Interit dhe Juventusit. “Nuk mendoj se kampionati do të vendoset mes Juves dhe Interit, për më tepër që është akoma i gjatë.

Fabio Kanavaro, fitues i Topit të Artë në vitin 2006

Interi është ekipi më i kompletuar, por Juvja po bën më mirë. Pastaj në këtë garë janë edhe Milani dhe Napoli, që mund të hyjnë nga momenti në moment dhe nuk duhet të përjashtohen”, tha ish-mbrojtësi për “Sportmediaset”, ku foli edhe për çështjen e basteve. “Këto janë gjëra që nuk janë të këndshme, këta djem duhet të ndihmohen.

Kanë rënë pre e këtyre situatave dhe duhet të jepet më shumë informacion. Në duhet t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë se duhet t’u përmbahen rregullave. Futbolli është një sport shumë i bukur dhe nëse keni fatin ta luani në nivele të caktuara, është edhe më shumë”, u shpreh Kanavaro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura