Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë samitit në Kotor të Malit të Zi, ka treguar lidhjen e tij me këtë vend, ndërsa ka shprehur dhe kritika.
Kurti tha se ky takim i tretë mes liderëve të rajonit është një shansi i mirë për të diskutuar integrimin e mëtejshëm, ndërsa shprehu pakënaqësi ndaj Bosnje Hercegovinës, duke thënë se ende nuk ka ratifikuar marrëveshjen e lëvizjes së lirë.
“41 vjet më parë në Kotorr ishte xhaxhai im i burgosur politikisht për 3 muaj. Ai vjen nga Ulqini në një fshat në kufi me Shqipërinë. 25 vjet më parë unë u bëra i burgosur politik dhe më vonë i burgosur i luftës. Ishte koha kur regjimi i Millosheviçit po ushtronte gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe në Mal të Zi ne patëm një mik sepse refugjatët shqiptarë që i shpëtuan masakrës, projektit serb për shfarosjen e tyre, gjetën strehë në Mal të Zi ku hasën mikpritjen banorëve vendas.
Tani po kthehem në Kotor, si kryeministër i Kosovës dhe në të njëjtën kohë jam shumë i lumtur që xhaxhai im sot është i lirë dhe mirë me shëndet.
Takimi i tretë për Ballkanin është një shans i mirë për vendet e rajonit që të mblidhen dhe të diskutojnë sesi mund të integrohen me tej duke kryer reforma por dhe duke parë sesi mund të bëjnë më shumë dhe më mirë duke përfituar nga plani i rritjes dhe aksesin tonë në tregun e brendshëm të BE.
Mezi presim të kemi një bashkëpunim më të mirë që të pasqyrojë në mënyrë defacto dhe dejuro njohjen reciproke mes të gjitha vendeve të Ballkanit.
Aktualisht jemi të pakënaqur nga fakti se Bosnje Hercegovina nuk ka ratifikuar ende marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Në fund lë lejoni të falënderoj kryeministrin Spajiç për mikpritjen e ngrohtë të këtij takimi. Faleminderit dhe ju uroj gjithë të mirat”, tha Kurti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al