Rusia po kompenson humbjet/ Ministria e Mbrojtjes në Britani: Putin përpiqet të rekrutojë mercenarë nga…

Jun 19, 2024 | 23:02
SHPËRNDAJE

Rusia po përpiqet që t’i kompensojë “humbjet e rëndësishme” duke rekrutuar ushtarë nga vendet afrikane, ka thënë ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

ushtare afrikane

Inteligjenca ukrainase ka raportuar rritje të përpjekjeve ruse për të rekrutuar nga disa vende afrikane ditët e fundit, shkruan Sky News.

“Kjo fushatë rekrutimi ka të ngjarë të jetë një përpjekje për të zëvendësuar humbjet e rëndësishme në fushën e betejës dhe për të mbajtur aktivitetin sulmues në të gjithë frontin”, tha Ministria e Mbrojtjes.

“Rusia ka të ngjarë të zgjerojë rekrutimin e saj në të gjithë jugun global për të shmangur mobilizimet shtesë brenda vetë Rusisë”.

Ai shtoi se mobilizimet e mëparshme brenda Rusisë kishin rezultuar në një mungesë rekord të fuqisë punëtore dhe largim masiv të punëtorëve të kualifikuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura