Një skenar i denjë për filmat e Hollywood-it. E tillë është historia e Anës, nënës së tre fëmijëve, e cila ka thyer sot heshtjen dhe tregon dhunën që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj prej vitesh.
Në një rrëfim për ‘Njerëz në Fokus’ në “News24” 29-vjeçarja sot nuk ka frikë të flasë, ndërsa episodet e dhunës që ajo ka përjetuar, kalojnë imagjinatën. Një shpullë që nisi që në fejesë, për të vazhduar me dhunën e përditshme martese, ku nuk i kursehej as kur ishte shtatzënë apo dhe në sy të fëmijëve, shkruan ‘BalkanWeb’.
I dënonte fëmijët dhe ata hanin me të fortë ushqimin dhe pasi villnin ata detyroheshin ta hanin. Ai nuk ishte baba. U hiqte pantallonat dhe u qëllonte me thupër. Kam qenë shtatzënë me djalin e vogël, më rrahu dhe më theu dhëmbët.
Ai më tërhiqte zvarrë. Natën e fundit që më rrahu kam tentuar që të vrasë veten. Kam prerë damarët. Hera e parë që e kam denoncuar ka qenë dhjetor 2016-ta dhe më pas në mars erdhi kërkesa për divorc nga ai.
I kishte bërë gjithçka në emrin tim, kishte gjetur avokat. Dhe i bëri të gjitha në favor të tij për të fituar pasurinë”, rrëfehu Ana.
© Panorama.al











