Rikthehet më 22 Tetor Maratona e Tiranës, me vrapues nga e gjithë bota. Ja si të bëheni pjesë e garës

Oct 3, 2023 | 10:16
SHPËRNDAJE

Maratona e Tiranës 2023, eventi më i madh sportiv i kryeqytetit me pjesëmarrës nga e gjithë bota rikthehet më 22 Tetor.

Maratona e Tiranes

Kur kanë mbetur edhe 19 ditë nga nisja e kësaj maratone e cila mbahet për të shtatin vit radhazi në vend, regjistrimet vijojnë ende.

Për të gjithë ata që nuk janë regjistruar ende, por duan të bëhen pjesë e kësaj gare, lehtësisht mund të vijojnë procedurat në linkun e bashkangjitur: www.tiranamarathon.com.

Të gjithë garuesit e regjistruar do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib.

Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura