Refuzoi milionat nga Arabia, Gatuzo çudit me destinacionin e ri. Italiani zyrtarizohet në pankinën e…

Jun 12, 2024 | 21:13
SHPËRNDAJE

Ivan Xhenaro Gatuzo ka vendosur më në fund se ku do të vazhdojë karrierën e tij, dhe zgjedhja e ish-mesfushorit të njohur italian do të çuditë shumëkënd.

gatuzo

Gatuzo është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Hajduk Split në Kroaci, një klub i cili po tenton të thyejë hegjemoninë e Dinamos së Zagrebit në futbollin e këtij vendi si dhe të afirmohet në Europë. Edhe pse klubi kërkonte emra të njohur për pankinën, pakkush priste që drejtimin ta merrte Gatuzo, i cili ka një karrierë të pasur në klube me emër si Napoli, Milan, Valencia apo Marseja.

Për të kishte pasur bisedime konkrete dhe oferta të rëndësishme nga Turqia dhe Arabia Saudite në javët e kaluara, por Gatuzo i kishte refuzuara ato, teksa mendohej se kërkonte një aventurë të re në drejtimin e një skuadre në kampionatet kryesore. Por duket se ai ka vendosur të nisë gjithçka nga e para në Kroaci, për të bërë emër pas eksperiencave të fundit zhgënjyese në Spanjë dhe Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura