RAPORTI/ Ministria e Drejtësisë ‘përplaset’ me Prokurorinë. Organi i akuzës: Ja pse nuk i zbatuam politikat e Qeverisë për energjinë dhe ndërtimet

May 12, 2015 | 19:28
SHPËRNDAJE

Një raport i Ministrisë së Drejtësisë për inspektime në organin e akuzës, i cili flet për disa shkelje të kryera nga radhët e prokurorëve, ka sjellë reagimin e Prokurorisë së Përgjithshme që shpjegon arsyet se përse nuk ka zbatuar politikat e Qeverisë.

(Foto arkiv, ministri i Drejtesise, Nasip Naco dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla)

Ministria e Drejtësisë për periudhën 01.03.2014 deri 01.03.2015 thotë se ka ushtruar 3 kontrolle në organin e prokurorisë, nga të cilat 2 kontrolle të planifikuara dhe 1 kontroll mbi bazë ankese.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë kontrolluar 13 prokurorë, nga të cilët janë konstatuar me shkelje 7 prej tyre. “Në 1 rast Ministri i Drejtësisë i ka rekomanduar Prokurorit të Përgjithshëm fillimin e procedimit disiplinor për 6 prokurorë, veprimtaria e të cilëve është konstatuar me shkelje të detyrës, duke marrë në konsideratë parimin e propocionalitetit dhe të pasojës së ardhur nga shkeljet e kryera”,-thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë. Raporti paraqet në mënyrë përgjithësuese 4 shkelje nga prokurorët: 1.Shkelje e detyrimit për veprime të rregullta e të vijueshme hetimore. 2. Shkelje e detyrimit ligjor për fillimin e ndjekjes penale. 3. Shkelje e detyrimit ligjor për ndjekjen e një politike të drejtë penale dhe në veçanti  e politikës së dënimit dhe 4. Shkelje e detyrimit ligjor për respektimin e parimeve të drejtësisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit, në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal.

Ndërkaq, pas publikimit të këtij raporti, ka reaguar edhe organi i prokurorisë duke thënë se sa i përket politikës penale të qeverisë, e cila kërkon dënime alternative për vepra me maksimum dënimi deri në 5 vjet, prokuroria nuk i është referuar këtij rekomandimi për disa vepra specifike, si vjedhja e energjisë dhe drejtimi i mjeteve në menyre të parregullt, si edhe ndërtimet e paligjshme. “Keto vepra kane ndikim negativ ne ekonomi (energjia), ne territor (ndertimet) dhe ne sigurine e jetes (aksidentet). Qendrimi i prokurorise mbi raportin e inspektimit te min. Drejtesise eshte pjese e nje raporti te posacem qe do i dergohet brenda pak kohesh Ministrise se Drejtësisë”,-sqaron prokuroria. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura