Rama tregon si zgjidhet konflikti Kosovë-Serbi: Dokumentin konfidencial ia kam dërguar Macron dhe Scholz! Ja çfarë synon

Jun 8, 2023 | 11:45
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një konferencë posaçërisht për tensionet në veri të Kosovës ka bërë të ditur se sot i ka dërguar Presidentit francez, Macron dhe kancelarit gjerman, Scholz një dokument konfidencial, që sipas tij mund të zgjidhë konfliktin mes dy vendeve.

Sipas Kryeministrit, krijimi i asociacionit në Kosovë është çelësi i zgjidhjes së kësaj situate, por dhe i njohjes ndërkombëtare të Kosovës nga ato shtete të cilat nuk e kanë njohur ende, i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe i njohjes së ndërsjelltë me Serbinë.

Unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që  nyja gordiane e dialogut do të ishte asocacioni i komunave me shumicë serbe. Bindja ime është se asnjëra nga palët nuk e do asociacionin dhe do të bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi duke mbajtur të hapur krizën me lloj lloj arificesh. Besoj se krijimi i asocacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afrimit ndërkombëtar të Kosovës, e njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në OKB dhe forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë me Serbinë.

Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit gjerman Scholz një draft të asociacionit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Presidenti e KE si dhe palën amerikane. Është një draft i punuar nga ekspertë  të pavarur amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë në rast se do të vinte kjo ditë. Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicionin i Kosovës dhe jo i Serisë që bën atë që ka bërë.

Palët nuk po merren dot vesh as kush duhet ta shkruajë këtë tekst dhe jo me çfarë përmban teksti.

Është një dokument konfidenciual, i cili nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që është një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë arsyet e krijimit të asociacionit dhe merr në konsideratë se asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në republikën e Kosovës duke adresuar të gjitha rekomandimet e GJK të Kosovës.

Uroj dhe shpresoj që ky material të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun dhe të bëjë palët të flasin për gjera konkretë dhe gjera që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogut”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura