Rama propozoi draft për themelimin e Asociacionit/ Reagon ish-ministrja e Jashtme e Kosovës: ‘Agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje

Jun 8, 2023 | 12:57
SHPËRNDAJE

Meliza Haradinaj

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj ka reaguar pasi  kryeministri Edi Rama beri te ditur se i ka dorëzuar kancelarit gjerman dhe presidentit francez një version të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haradinaj në një postim në Tëitter shkruan se agjentët e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive.

“Pra tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!”, shkruan Haradinaj.

sss

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura