“Rama pjesë e përgjimeve të dosjes 184”, kryeministri: BILD e ka publikuar, por artikullin e ka shkruar…

May 16, 2019 | 21:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar artikullin e “Bild”, publikuar disa ditë më parë, ku shkruhej se Rama ishte pjesë e përgjimeve të dosjes 184.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama tha se Bild është një tabloid dhe se, ndonëse e kanë publikuar ata shkrimin, në fakt, sipas tij, ai është shkruar nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Basir Çollaku.

rama

BILD është një tabloid. Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Basir Çollaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, tha Rama.

Fevziu: Bild shkruan se më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. A është bërë kjo bisedë?

Rama: Nëse nga dhjetëra e mijëra biseda që unë bëj ju më kërkoni të kujtojë fjali specifike nuk mund ta kujtojë, ajo që kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër ti pastrojë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë problem që të përballem me çdo lloj hetimi. Nuk mundet kurrë të shkëpusësh një fjali dhe të ngresh një kauzë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura