Rama flet për raportet me Greqinë dhe takimin me Tsipras: S’ka urrejtje mes popujve

Dec 3, 2018 | 10:21
SHPËRNDAJE

“Historike dhe tradicionale”, i ka përshkruar marrëdhëniet fqinjësore mes Shqiperise dhe Greqisë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur per mediat greke, ku ka theksuar se se shpejti do te kete nje takim me krtyeministrin grek, Tsipras.

rama cipras
“Kjo dihet nga vetë eksperienca me çdo fqinj, si në një fshat, në një qytet apo akoma dhe mes vendeve, janë gjithmonë njësoj” theksoi në intervistë kryeministri Rama duke shtuar me humor “këtë e koncepton më mirë në një ndeshje futbolli mes fqinjëve, qe duket sikur është luftë”.

Megjithate Rama ka deklaruar se “ne jemi shumë të gatshëm të përmirësojmë këtë marrëdhënie dhe ne e bëjmë këtë”.

Duke folur per ANA-MPA se “Ndodhin disa herë edhe incidente, duhet t’i përballojmë sepse ndodhin, por tashmë marrëdhëniet janë pozitive dhe çfarë është më e rëndësishme, nuk ka urrejtje mes dy popujve. “Grekët e duan Shqipërinë dhe shqiptarët e duan Greqinë, pjesa tjetër është thjesht politikë” deklaroi Edi Rama.

I pyetur nëse ka planifikuar takim mes tij dhe ministrit grek kryeministrit, Aleksis Tsipras, Rama u përgjigj: “Pritet te takohemi së shpejti. Nuk e di se ku, në Tiranë apo në Athinë, por ne presim që të takohemi së shpejti. Ne jemi në një proces të dialogut dhe diskutimeve për shumë çështje, qe ne vite nuk eshte pasur vullneti i plotë dhe kurajo dhe vendosmëri për tu zgjidhur. Unë mendoj se ne jemi shumë afër zgjidhjes së gjithë kësaj dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”, shtoi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura