“Rama duhet të kërkojë mbledhje të OKB”, deputeti i VV: Të tregojë se sulmi terrorist në Veri ishte i orkestruar nga Serbia

Sep 27, 2023 | 19:12
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të kërkojë mbledhje të OKB-së lidhur me sulmet në veri të Kosovës.

ardian-gola

Komentet Gola i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se Rama duhet të përmendë që sulmi i bërë të dielën në Veri të Kosovës, është i orkestruar nga Serbia.

Reagimi i plotë në Facebook:

Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t’i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë… e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë” shkruan Gola në statusin e tij në Facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura