Qeveria ndryshoi hartën territoriale një ditë para hapjes së fushatës. Reagon Petrit Vasili: E kanë kthyer vendin në çiflig

Jun 7, 2019 | 22:28
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka marrë një vendim në fund të muajit maj për ndryshimin e hartës territoriale-administrative të vendimit.

Në drejtimin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me dy pika, ku në pikën e parë thuhet: “Miratimin e hartës së përditësuar të kufijve administrativo-territorialë të njësive të vetëqeverisjes vendore”.

Në pikën e dytë, i kërkohet Gjeoportalit Kombëtar i administruar nga një institucion shtetëror, që të përditësojë hartën me koordinata të njësive vendore.

111

Është pikërisht kjo agjenci që përditësuar hartat pas vendimit të qeverisë të marrë më 29 maj, një ditë përpara nisjes së fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Për vendimin, reagoi edhe ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili shkruan: “Keta bandite me Edi Ramen ne krye e kane kthyer Shqiperine ne çiflig te tyre dhe e ndajne ne copa sic duan, e vjedhin dhe e plaçkisin”.

Ndërkohë, sipas MAPO-s, më e privilegjuara, “besohet se është Tirana, që raportohet se ka marrë territore të reja nga bashkitë fqinje, nga Kamza e Peqini. Por, më e diskriminuara, është Bashkia e Rrogozhinës. Specialistët llogarisin se kësaj bashkie, me vendim qeverie i janë hequr rreth 1200 hektarë, kryesisht në bregdet, dhe në zonën industriale.

Nga ky akt, i firmosur nga Erjon Brace, ka përfituar më së shumti Bashkia e Divjakës, aty ku zv-kryeministri është deputet. Pra, dukshëm kemi një konflikt interesi. Bëhet fjalë për rreth 4 kilometra bregdet, që Brace ia heq me një vendim qeverie Rrogozhinës, dhe ja kalon Divjakës së tij”.

1ok-768x1024

2okok-768x1024

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura