“Qëndrimi ynë për Kosovën nuk ka ndryshuar”- Kryeministri grek nga Beogradi: Dialogu me Serbinë, rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve

Feb 12, 2024 | 12:33
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka përsëritur se qëndrimi i Greqisë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar.

vucic km grek

Komentet ai bëri në Beograd ku po qëndron për vizitë zyrtare dhe u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Mitsotakis theksoi  pas takimit me Mitsotakis se dialogu siç e quan ai mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte temë diskutimi.

“Presidenti, Vuçiç, më njoftoi për dialogun me Prishtinën. Ju e dini që qëndrimi jonë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshuar, dhe ne besojmë se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu janë rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy palëve. Kjo, do t’i ndihmonte në mënyrë të konsiderueshme , stabilitetin në rajon që është qëllimi për të gjithë ne”,theksoi Mitsotakis.

Mitsotakis, shtoi se “me shqetësim po i përcjellim zhvillimet e muajve të fundit”. Ndërsa  shtoi se integrimi i krejt Ballkanit Perëndimor në BE, është synim strategjik i republikës helene.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura