“Që në moshën 13-vjeçe pa cikël”- Gjinekologu tregon rastin e vajzës së martuar nga Lezha: Sapo mbaron kontraceptivët nuk i vijnë më periodat! Ja shkaqet

Apr 1, 2023 | 10:05
SHPËRNDAJE

Mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili ka treguar në “Panorama e Mëngjesit” rastet kur vajzat përballen me mungesë apo vonesë të ciklit.

Ai veçoi historinë e 23-vjeçareje të martuar nga Lezha e cila prej moshës 23-vjeçare e deri më tani nuk i vijnë periodat.

Mjeku tha se “ ajo është vizituar, merr kontraceptivë dhe sapo mbaron kontraceptivët s’ka cikël”, duke theksuar se ka ndikim ushqimi dhe mbipesha, ndaj duhet mbajtur një dietë e shëndetshme.

Shkëlqim Balili: Kam parë shumë raste vajza 21, 25 vjeçe që janë 95 kg dhe 3-4 muaj pa cikël, është një rast 21-vjeçe një rast 7 muaj pa cikël, një vajzë tjetër që edhe e kanë martuar është nga Lezha ka që 13 vjeçe deri 23-vjeçe nuk ka perioda fare, është vizituar, merr kontraceptivë dhe sapo mbaron kontraceptivët s’ka cikël. Këtu ndikon shumë ushqimi. Kur ka obezitet, ku ka shumë peshë, shumë hormone mashkullore, duhet dietë e shëndetshme.

Më kanë dalë raste me mbi normë të insulinës me gjendje të diabetikëve, për të pasur diabet, në këto është shumë e domosdoshme dieta. E para është hidratimi, është i rëndësishëm të pish 7-8 gota uji në ditë.

Pak shqerna, sheqeri nuk duhet të përdoret, proteinat dhe yndyrnat duhet të përdoren. Ushqimi esencial janë vezët. Veza është ushqim kompleks, e rregullon kolesterolin, të gjitha frutat dhe perimet, nga 10 perimet më të mira lakra e Brukselit, lakra e bardhë, fasulet, sidomos fasulet e kuqe. Është proteinë bimore që është baraz me mishin, fibrat, njeriu rrënjët i ka në zorrën e trashë, nëse ha vetëm pica e pi pije me gaz bëhem obez. Nëse marr ushqime të shëndetshme, perime, fruta atëherë ruajt format e trupit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura