Vladimir Putin dhe Xi Jinping kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Kinës.
Dokumenti, më shumë se 30 faqe, vë në dukje “karakterin e veçantë” të marrëdhënies së tyre dhe përshkruan shtigjet e mëtejshme për zhvillim, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA Novosti, ndihmësi i presidentit rus, Yuri Ushakov.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, e cila pasoi më shumë se dy orë bisedime, Xi vuri në dukje se të dy vendet ishin anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe po punonin për të formuar një botë shumëpolare, raportoi RIA.
E ashtuquajtura politikë botërore multipolare i referohet përpjekjeve për të zhvendosur fuqinë gjeopolitike nga Perëndimi.
Putin i karakterizoi bisedimet si “të ngrohta dhe miqësore”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al