Prezantohet Daiu: Besa do mbijetojë

Feb 20, 2013 | 12:42
SHPËRNDAJE

Përparim Daiu është prezantuar dje përpara futbollistëve si trajneri i ri i Besës. Ka qenë presidenti Nexhat Bizhdili ai që ka bërë prezantimin e teknikut. Pas aventurave të shumta sa në Peqin, Laç  etj., Daiu rikthehet te skuadra e shtëpisë së tij duke besuar se mund të bëjë më të mirën për ta ndihmuar Besën në luftën për mbijetesë. Ndërkohë, gjatë konferencës për shtyp ai është përpjekur që të japë një mesazh shprese duke pohuar se me organikën që skuadra ka, do arrijë të mbijetojë në Superiore. Grupi ka lojtarë me vlera, të cilët mund të prodhojnë lojë dhe të fitojnë. Madje Besa sot nuk duhet të ishte këtu. Unë, duke qenë se kam besim që së bashku president, lojtarë e tifozë do t’ia dalim, pranova të marr drejtimin. Pa djersë e sakrifica s’ka asgjë që fitohet e ne këtë do sakrifikojmë që nga kjo e diel ndaj Shkumbinit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura