Presidenti i “EUROSIG”, fiton në Paris çmimin “The Best Award 2019”

Jan 29, 2019 | 18:37

Është nderuar me çmimin “The Best Award 2019”, Presidenti i grupit “EUROSIG”, Kadri Morina.

Në organizimin e përvitshëm të ndarje së çmimeve për fushat të ndryshme, të mbajtur në Paris, në edicionin e 42-të ndarjes së këtyre çmimeve, Morina është vlerësuar si biznesmen i suksesshëm në ndihmë të njerëzve në nevojë dhe gjithashtu në fushën e filantropisë. thumbnail-2-12-664x420

Në një  mbrëmje gala, ku të pranishëm kanë qenë shumë personalitete botërore në fusha të ndryshme, ka qenë kryetarja e bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre, e cila ia ka dorëzuar këtë çmim biznesmenit shqiptar.

Biznesmeni i njohur shqiptar Kadri Morina, president i Grupit “EUROSIG” dhe “INSIG” Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, e konsideroi këtë çmim si një privilegj, pasi më parë u është dhënë edhe mjaft personaliteteve me emër në botë.thumbnail-15-2-805x420

“Ky çmim është një vlerësim i radhës. Ky, për mua është një privilegj shumë i veçantë, sepse e marr nga një organizatë që ka 43 vjet me këtë aktivitet. Me këtë çmim janë vlerësuar shumë personalitete botërore, Giani Rega, Giani Anieli dhe shumë personalitete të tjera nga kultura, arti dhe sporti. Ky është vetëm një obligim për mua, për bizneset e mia dhe sukseset që kam arritur deri tani, me qëllim që të jem në anvangardë me kohën dhe me jetën”, u shpreh Morina pas dorëzimit të çmimit.

Mbrëmja gala, e cila zgjati për më shumë se katër orë u shoqërua edhe më zhvillimin e një ankandi, ku me shumën e blerjes së një unaze, të ardhurat do të shkonin në ndihmë të fëmijëve sirianë.thumbnail-18-1-326x420

Pas fitimit të çmimit për bamirësi dhe filantropi, një tjetër donacion u bë nga biznesmeni shqiptar Kadri Morina. Ai ishte blerësi që ofroi shumën më të lartë për vlerën e kësaj unaze, gjest, i cili u vlerësua edhe nga lektorja franceze Sylvie Marshall, e cila është autore edhe e një libri për Shqipërinë në vitin 1997.

Presidenti i ‘EUROSIG’ dhe ‘INSIG’ Kadri Morina shprehet se në fokus të veprimtarisë së tij do të jenë edhe ndihmesa për personat me aftësi të kufizuar.

© Panorama.al

Te lidhura