Pranvera e alergjive/ Fluks vizitash të fëmijëve në spital, shefja e pediatrisë në Elbasan: Shkaktari kryesor, poleni i luleve! Ja simptomat që shfaqin

May 22, 2023 | 13:55
SHPËRNDAJE

Personat që vuajnë nga alergjitë rëndohen më shumë në stinë e pranverës. Fëmijët alergjikë janë më të ndjeshëm ndaj polenit të luleve.

Sipas shefes së pediatrisë në Elbasan, Irena Palloshi gjatë këtyre ditëve në spital kanë marrë ndihmë mjekësor dhjetëra të vegjël.

“Pranvera njihet si stina e alergjive. Kemi fëmijë që paraqiten me alergji, sidomos me rinit, teshtima, skuqje të syve, kruarje. Zakonisht njihen si fëmijë alergjikë, prindërit e dinë”, tha ajo në mikrofonin e Panorama TV për gazetarin Aldo Kozarja.

Ndërsa krahasuar me stinën e dimrit ka një ulje të ndjeshme të fëmijëve të prekur nga virozat.

Mjekët këshillojnë prindërit të bëjnë kujdes. Për çdo problem shëndetësor të fëmijëve të mos marrin ilaçe në farmaci pa u konsultuar më parë me mjekët pediatër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura