Policia ‘mësyn’ në Borsh, pronari i një lokali sulmon turistët spanjollë. Nuk u pëlqeu shërbimi dhe ikën, por…

Aug 15, 2019 | 15:58

Një situatë e paprecedentë është shënuar në Borsh këtë të enjte, ku një grup turistësh spanjollë që udhëtonin me furgon, është sulmuar.

borsh-skyscrapercity.com-sofia-camporese-flickr-1-e1521556811274

Sic bëhet me dije, turistëve që kishin ardhur me Jaht nga Saranda, nuk i ka pëlqyer shërbimi në një lokal në plazhin e Borshit dhe kanë tentuar të largohen. Por pasi kanë hipur në furgonin e tyre, janë ndjekur nga pronarët e lokalit, të cilët mësohet se kanë goditur me grushte turistët.

Më pas dëshmitarët thanë se janë nxjerrë edhe armë të ftohta.

U thyen xhamin e furgonit, i cili ka tentuar të shpëtojë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Furgoni sapo ka arriitur në vendin që quhet Volloder është përballur me një furgon të FNSH, i cili ka ndërhyrë menjëherë.

Raportohet se forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH janë vënë në ndjekje të autorëve.

Brenda furgonit ishin 7 persona, prej të cilëve 5 spanjollë, shoferi dhe shoqëruesi i turistëve.

© Panorama.al

Te lidhura