Po udhëtonte në Europë, “helmohet” aktivistja për demokracinë në Rusi: Gjeta derën e hotelit të hapur kur…

May 17, 2023 | 18:48
SHPËRNDAJE

Kryetarja e një organizate ndërkombëtare që lufton për demokracinë në Rusi thotë se mendon se është “helmuar”, ndoshta nga ndonjë agjent nervor.

lcimg-0952918e-86e9-459c-8cc9-de5543a627a5

Sipas mediave të huaja, Natalia Arno përjetoi simptoma të çuditshme gjatë një udhëtimi të fundit në Evropë dhe në një rast gjeti derën e dhomës së saj të hapur kur u kthye në hotelin e saj.

Në një postim në rrjetet sociale të zonjës Arno, ajo thotë se u zgjua në orën 5 të mëngjesit të ditës tjetër me dhimbje akute dhe vendosi të fluturonte në shtëpi me fluturimin më të hershëm për në SHBA, ku po shërohej.

Kujtojmë se një numër i lartë i kundërshtarëve të regjimit në Rusi, apo të oligarkëve, janë eleminuar fizikisht në mënyra të mistershme që pas nisjes së luftës në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura