“Po na shkatërrojnë rrugët”- Banorët e Zall Herr protestë kundër guroreve në fshat: Po na bëjnë presion! Më thirri shefi i OPGJ-së, më tha…

Sep 11, 2023 | 11:19
SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Zall Herr në Tiranë kanë dalë në protestë kundër 4 guroreve që ndodhen në këtë zonë.

Ata shprehen se gurorët po ndotin mjedisin dhe kanë shkatërruar rrugët e fshatit.

“Është shumë pluhur, ku do e çoj fëmijën unë. Nuk pyet askush për neve”, tha një nga banorët.

“Policia na thotë mos dilni në protestë, këtu që kërkoj një të drejtën time quhet vepër penale. Shteti të shtrojë rrugën, janë 3500 metra rrugë e pashtruar”, shtoi ai.

Ata deklaruan se po u bëhet presion që të mos dalin në protestë.

“Po na bëjnë presion se pse po dalim në protestë! Më kanë thirrur në polici e më thonë se pse ke protestuar! I kam treguar problematikën, presione nga më të ndryshmet. Më ka thirrur shefi i OPGJ-së, i kam thënë do të denoncoj tek SPAK”, shprehet një nga banorët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura