Personazhi i Tik Tok-ut shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes duke i publikuar foto intime, reagon ministri Balla: I kam kërkuar Policisë së Shtetit që…

Feb 12, 2024 | 12:38
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e personazhit të Tik Tok-ut, i cili u arrestua pasi dyshohet se shtyu një 27 vjecare drejt vetëvrasjes.

balla

Me anë të  një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se i ka kërkuar policisë që të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

#AsnjëJustifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura