Përse nuk ndryshon çmimi i naftës? Tabaku: Faji i taksimit socialist! Qeveria ortake me oligarkët! 50 përqind e taksave në marrëveshjet e tyre

Sep 8, 2023 | 13:20
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka ngritur sot shqetësimin se ndonëse në tregun ndërkombëtar çmimin i karburantit ka rënë, në Shqipëri nuk ndodh diçka e tillë.

nafta-para

Deputetja bën përgjegjëse qeverinë, teksa e quan ortake me oligarkët. Tabaku thekson po ashtu se një arsye e çmimit të lartë dhe të pandryshuar është edhe taksimi socialist.

Sipas saj, si pasojë e këtyre dy arsyeve, 50 përqind e vlerës shkon aktualisht në buxhet, ndërsa gjysma tjetër në marrëveshjet me oligarkët.

Mesazhi i deputetes demokrate, Jorida Tabaku:

“Kanë një pyetje qytetarët shqiptarë sot.

Përse nuk ndryshon çmimi i karburantit në Shqipëri çfarë do të ndodhë në tregun ndërkombëtar? Qoftë 2$/barrelë apo 200$/barrelë shqiptarët përherë paguajnë mbi 200 lekë/litër dhe kjo nuk ndryshon. Qoftë në kohë krize apo kohë paqe.

Përgjigja është shumë e thjeshtë; ortakëria mes qeverisë dhe oligarkisë. Si me bordin e oligarkëve edhe pa bordin e tyre çmimi nuk po ndryshon dhe kjo tregon si sistemi është i kapur, si ka një mungesë konkurrence dhe çmimi vendoset në tavolinë si me ekzistencën e bordit si pa të.

Arsyeja e dytë janë taksat. Taksimi socialist! Taksimi që paguajmë në çdo pikë karburanti! Në çdo pompë nafte kur blejmë karburant dhe paguajmë 50% të çmimit taksa.

Këto dy arsye kanë kapur prej fyti sistemin dhe çojnë 50% të vlerës në buxhet ku bëjnë biznes me të dhe 50% tjetër të vlerës në marrëveshje me oligarkinë.

Kush vuan në fund të ditës? Sigurisht qytetari.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura