Turqia është goditur nga stuhi të forta dhe përmbytje gjatë fundjavës, duke shkaktuar vdekje, dëme dhe ndërprerje të transportit në disa qytete në të gjithë vendin.
Nga Turqia, gazetari Sokol Brahaj ka folur për situatën në Izmir, ku tha se dhjetëra biznese përgjatë bregdetit janë përmbytur si pasojë e rritjes së nivelit të detit me 1 metër.
“Deti është rritur mbi një metër, dhe bizneset rreth detit janë përmbysur. Ka patur paralajmërime të vazhdueshme për krizë klimatike, përsëri nuk kanë marrë masa derisa ka ndodhur.
Izmiri, qendra, ka qenë më e goditur, duke u përmbytur. Gjendja është nën kontroll, por janë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Duhet të paktën një javë që të rivendoset jeta normale.
Jeta është normale, kanë rifilluar fluturimet. Shkollat dhe spitalet funksionojnë, pasi stuhia ka ndodhur pranë detit që është një zonë turistike. Ministri i Ekonomisë është shprehur se do të jetë pranë të prekurve. Në zonat ku kanë ndodhur përmbytjet, mbi 95% janë biznese”, tha ai.
Ndërsa për Stambollin tha: “Ka patur përmbytje, por jo sa në Izmir”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al