Përmbajtja e alergjenëve aromatike në produktet kozmetike për fëmijë dhe në lodrat kozmetike

Sep 29, 2023 | 19:00
SHPËRNDAJE

Fragrancat e produkteve kozmetike janë një nga shkaqet kryesore të dermatitit alergjik të kontaktit. Qëllimi i studimit të zhvilluar ishte të vlerësonte ekspozimin e mundshëm të foshnjave dhe fëmijëve ndaj alergjenëve aromatikë të produkteve kozmetike dhe “lodrave-kozmetikë”.

femije kozmetike

25 produkte kozmetike për fëmijë ose lodra-kozmetike janë analizuar me metodën gaz kromatografi – spektrometri masive. Substancat e targetuara ishin alergjenët e aromave (e fragrancave) nga përzierja e fragrancave dhe 14 substanca të tjera aromatike, shumica e të cilave janë përshkruar si alergjenë kontakti.

Përbërësit e përzierjes së fragrancave ose nuk ishin të pranishëm në shampot/xhelet e dushit dhe kremrat/locionet e fëmijëve, ose ishin të pranishëm në përqendrime mjaft të ulëta. Në produktet hidro-alkoolike, si eau de parfum, eau de toilette, u gjetën disa përbërës të përzierjes së frangrancave: geranioli ishte i pranishëm në 7/7 produkte, hidroksicitronelal në 6/7 dhe izoeugenol në 2/7 produkte.

Izoeugenoli ishte i pranishëm në një përqendrim maksimal prej 0.07%. në një lodër kozmetike, alkooli cinnamic ishte i pranishëm në 3.7% që tejkalon udhëzimin aktual të industrisë për produkte të sigurta. Në të gjitha llojet e produkteve u gjetën shpesh alergjenë të tjerë aromatikë.

Si përfundim, fëmijët tashmë janë të ekspozuar në moshë të re ndaj alergeneve të njohura, ndonjëherë në përqendrime që konsiderohen të pasigurta. Meqenëse alergjitë e kontaktit zakonisht shfaqen gjatë gjithë jetës, prodhuesit e produkteve kozmetike për fëmijë duhet të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre të veçantë dhe të zbatojnë standardet më të larta të mundshme të sigurisë.

Dorela Hasankolli- Farmaciste

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura